Home » Lajme » SHQLPK – K U M T E S Ë

SHQLPK – K U M T E S Ë


K  U  M  T  E  S  Ë

Mledhja e Kuvendit e 31 majit 2013, edhepse nuk e miratoi Rezolutën pë shqiptarët e Luginës së Preshevës, megjithatë, paraqet ngjarje historike jo vetëm për Luginën, por edhe për Kosovën dhe mbarë shqiptarinë. Për herë të parë aty u shtrua  për shqyrtim kjo çështje madhore dhe u debatua në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe të gjithanëshme, duke e konkretizuar ndihmën vëllazërore të Kosovës për shqiptarët e Luginës në rrugën institucionale.

Hapja e zyrave të shqiptarve në Prishtinë dhe Gjilan, dmth. aty ku është i përqendruar numri më i madh i të shpërnulurve nga Lugina, do t’i kontribuohet lehtësimit të komunikimit dhe përkujdesjes institucionale për  problemet e përditëshme të dokumentacionit personal, të pronave, dokumentave të udhëtimit dhe problemeve të tjera të tyre, për një integrim sa më të lehtë në shoqërinë kosovare.

Shpresojmë të krijohen kushte që së shpejti të hapen edhe zyrat e Kosovës dhe Shqipërisë në Luginë, për ti kontribuar funksionimit sa më të suksesshëm të arsimit, kulturës shqiptare, zhvillimit ekonomik dhe rritjes së sigurisë, si dhe ndaljen e shpërnguljes dhe boshatisjes së trojeve të tyre stërgjyshore.

Duke uruar dhe mbështetur fuqishëm unitetin e deputetëve të të gjitha partive politike në Kuvendin e Republikës së Kosovës për mbështetjen e shqiptarve të Luginës dhe miratimit me unitet të plotë të Rezolutës në mbledhjen e radhës, qëndrojmë fuqishëm kundër bajraktarizmave që po paraqiten aty-këtu dhe tendencave jo të shëndetëshme që do ta dëmtonin miratimin, por edhe implementimin e suksesshëm të Rezolutës .

Meqë jemi vonuar së tepërmi në drejtim të përkujdesjes institucionale e shoqërore ndaj shqiptarve të shpërngulur, por edhe të atyre që jetojnë akoma në Luginë, shprehim gadishmëri të plotë për të intensifikuar dhe harmonizuar  me kujdes,  përkushtim dhe devotshmëri  veprimet e duhura, për të kompenzuar sadopak kohën e humbur.

Prishtinë, më 5 qershor 2013
Kryetari,
Nehat Hyseni

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch