Home » Lajme » SHQLPK- Prishtinë shprehë mirënjohje z. Lutfi Haziri për miratimin e Rezolutës për Luginën

SHQLPK- Prishtinë shprehë mirënjohje z. Lutfi Haziri për miratimin e Rezolutës për Luginën

I nderuari z.Haziri,
Duke ju uruar për miratimin e Rezolutës për Luginë me një shumicë të qartë, SHQLPK në Prishtinë ju është mirënjohëse dhe ju falemnderon përzemërsisht për angazhim tuaj dhe për nismën Tuaj që rezultoi me suksesin e arritur me miratimin e saj.
Duke uruar që mbështetja institucionale e Kosovës, gurëthemeli i së cilës u vendos me sukses në mbledhjen e sotme, më 6 qershor 2013, të Kuvendit të Kosovës,urojmë që të pasij me themelim të suksesshëm të zyrave në Prishtinë e Gjilan, si dhe në
implementimin e suksesshëm të Rezolutës për ndihmën dhe mbështetjen vëllazërore të Kosovës për shqiptarët e Luginës së Preshevës.
Gjithashtu, urojmë që të vazhdojnë aktivitetet për hapjen e zyrave të Kosovës në Luginë, efekti  dhe rëndësia e të cilave do të ishte shumë më e madhe, për ndihmën e
arsimit dhe kulturës shqiptare atje, si dhe për një zhvillim dhe siguri më të madhe dhe për ndaljen e shpërnguljes së shqiptarve prej trojeve të tyre stërgjyshore.
Me respekt,
SHQLPK- Prishtinë
Nehat Hyseni, kryetar

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch