Home » Lajme, Vendore » SHQLPK – URIME FESTA E KURBAN BAJRAMIT!

SHQLPK – URIME FESTA E KURBAN BAJRAMIT!

SHQLPK URIME  FESTA  E  KURBAN BAJRAMIT 03102014Të gjithë besimtarve myslimanë, si dhe shqiptarve kudo që janë, i urojmë Festën e KURBAN BAJRAMIT, duke u dëshiruar paqe, lumturi, begati dhe mirëqenie e atmosferë hareje dhe gëzimi në familje.

Zoti i Madhëruar ua pranoftë sevapet e prerjes së Kurbanëve dhe shpërndarjes së mishit të tyre farefisit dhe të  varfërve.

Haxhinjëve nga Lugina e Preshevës që këtë vit kanë kryer obligimin e Haxhit, duke vizituar vendet e shenjta të Islamit, ua urojmë Haxhin dhe lusim që Allahu i Madhëruar t’ua pranoj lutjet dhe ibadetet e sakrificat, për nderimin e Krijuesit.

Gjithashtu urojmë që ngërçi poltik dhe bllokada e formimit të institucioneve demokratike në Kosovë të tejkalohet sa më parë, si dhe të përmirësohet pozita e vështirë e shqiptarve në Luginën e Preshevës.

Vendosja e të gjitha partive dhe subjekteve politike të Luginës për pjesëmarrje në zgjedhjet e 26 tetorit pë Këshillin Nacional na gëzon, por dhe na dëshpron fakti se kompetencat e KNSH janë reduktuar, si dhe është përgjysmuar numri i këshilltarve, nga 29 që kishte më parë, në 15. Sikur të ishte ky unitet katër vite më parë, kur KNSH kishte shumë më tepër kompetenca, sigurisht se shumë padrejtësi dhe të këqia shqiptarve të Luginës nuk do t’u ndodhnin.

Urojmë që të shfrytëzohet maksimalisht vizita e Kryeministrit të Shqiprisë, Edi Rama, më 24 tetor Beogradit, për përfshirje në agjendë të pozitës së e shqiptarve në Serbi, posaçërisht atyre në Luginën e Preshevës.

Urime të gjithë shqiptarve myslimanë, kjo Festë e KURBAN BAJRAMIT!

Zoti i Madhëruar i bekoftë Shqiptarët, kudo që janë!

Prishtinë, më 2 tetor 2014

Kryetari,

Nehat Hyseni

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress