Home » Lajme, Ndërkombëtare » SHSHASH “Papa Klementi XI Albani” në Suedi: Ngushëllime dhe solidarizim me vëllezërit dhe motrat tona në Shqipëri

SHSHASH “Papa Klementi XI Albani” në Suedi: Ngushëllime dhe solidarizim me vëllezërit dhe motrat tona në Shqipëri

Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani”, Suedi, Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Suedi, Shoqata Kulturore Shqiptare “Nëna Terezë” në Ängelholm dhe Shoqata “Mindfullness”, Malmö, janë tronditur thellë me fatkeqësitë që kanë goditur shtetin amë, Shqipërinë dhe disa nga shtetasit shqiptarë e kosovarë nga termeti i cili ndodhi më 26 nëntor 2019.
Në këtë rast këto subjekte u shprehin ngushëllime të sinqerta të gjitha familjeve të goditura nga kjo fatkeqësi natyrore si dhe Shqipërisë e Kosovës.
Njëkohësisht deklarohemi se solidarizohemi shpirtërisht me të gjithë ata që kanë pësuar nga ky termet, qoftë në dëme në njerëz, ashtu edhe në prona.
Prandaj, ne do të organizohemi që, nëse është e nevojshme, të ndihmojmë edhe matertialisht, për çka do t´i ftojmë edhe të gjitha shoqatat, asociacionet dhe subjektet shqiptare që veprojnë në Suedi që ta japin kontrtibutin e vet në këtë drejtim.
Hysen Ibrahimi, kryetar, Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani”, Suedi.
Albert Jashari, kryetar, Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Suedi dhe
Rrahman Rrahmani, kryetar, Shoqata Kulturore Shqiptare “Nëna Terezë” në Ängelholm.
Emma Lindeman, kryetare, Shoqata “Mindfullness”, Malmö.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch