Home » Lajme, Vendore » Shtabi Komunal për Situata të jashtëzakonshme ka mbajtur mbledhjen e vetë të rregullt.

Shtabi Komunal për Situata të jashtëzakonshme ka mbajtur mbledhjen e vetë të rregullt.

Shtabit Komunal për Situata të Jashtëzakonshme në Preshevë në mbledhjen e mbajtur sot ka shqyrtuar tri  pika të rendit të ditës. Anëtarët e këtij këshilli kanë dorëzuar një dokument të përpiluar për këtë sferë që është përgatitur për here të pare në komunën tone. 

Shtabi Komunal për Situata të Jashtëzakonshme në Preshevë ka mbajtur sot mbledhjen e vetë të rregullt. Me këtë rast anëtarët prezent shqyrtuan pikat e renditë të ditës të parapara për ditën e sotme,si atë : shqyrtimi dhe aprovimi I Vlerësimit të rrezikshmërisë së komunës së Preshevës nga situatat e jashtëzakonshme, analiza e përgatitjeve të komunës së Preshevës për periudhën dimërore 2013-2014, propozimi për buxhetin e vitit 2014- mjetet e planifikuara për situate të jashtëzakonshme si dhe pyetjet  dhe propozimet e anëtarëve. Nexhmedin Ahmedi, kryetar I këtij shtabi , Televizionit Presheva I tha se mbledhja e sotme  ka konstruktive dhe se është aprovuar një material  mjaft voluminoz.Ndërkaq sa I përket përgatitjeve të sezonit dimorër ai thotë se janë në procedur e sipër rrethë përcaktimit të punëkryesit për këtë vit kalenadrik.Sipas zotit Ahmedi ky është një dokumet capital që është bërë për here të parë. Dokumenti në fjalë do të shërbejë si bazë për hartimin e planit për situata të jashtëzakonshme dhe do të jep vlerësime  nga cila rrezikueshmëri do të kanoset  komuna e Preshevës . Prandaj duhet të  dihen se cilat masa dhe aktivitete duhen ndërmerren  për zvogëlimin e pasojave, ka shtuar zoti Ahmedi.

Rtv Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch