Home » Lajme, Vendore » Shtabi komunal për situata te jashtëzakonshme: Mos ndizni zjarr në hapsira të hapura

Shtabi komunal për situata te jashtëzakonshme: Mos ndizni zjarr në hapsira të hapura

Shtabi Komunal për Situata të Jashtzakonshme i komunës së Preshevës, informon të gjithë qytetarët, konkretisht personat e moshuar dhe fëmijët, që në këto ditë të nxehta konkretisht në ditën e hënë, e martë dhe të mërkur, më 10,11,12 korrik, të mos dalin pa nevoj nga ora 10 deri në ora 17, për shkak temeraturave të larta që munden të arrijnë edhe mbi 40 °C.

Shtëpia e Shëndetit në Preshevë, ka formuar ekipin mobil për ofrimin e ndihmës së parë për qytetarët e komunës së Preshevës, e cila prej orës 10 e deri në ora 17, kohëpaskohe do të dal në rrugët e Preshevës në ato vende ku paraqitet nevoja për ndihmë të parw. Ky ekip do tw veproj në këto ditët e ardhshme, më konkretisht në ditën e hënë, e martë dhe e mërkurë ose më 10,11 dhe 12 korrik 2017.

Është e ndaluar rrepsisht dhezja e zjarreve në hapsirë, e veçmas dhezja e sernishtave të pas korrjes, apo tokave të papunuara ku bari edhe është i thatë dhe i lehtë për të ndezur. Kjo vepër sanksionohet me nenin 50, të Ligjit mbi Mbrojtjen nga Zjarri, e cila vepër parasheh dënimin prej 10.000 deri më 50.000 dinarëve, gjë që bëhet nga personat e autorizuar apo nga ispektorët komunal, policia dhe ispektorët e Sektorit për Situata të Jashtëzakonshme, të cilët kanë të drejtë të shkruajnë fletëparaqitje për në gjykatë.

Luten të gjithë qytetarët e qytetit të Preshevës që të jenë racional në përdorimin e ujit të pijshëm, për shkak se në dy puset, atë në fshatin Zhunicë dhe vendin e quajtur Toplikë nga të cilat bëhet furnizimi me ujë të pijshëm, nuk ka ujë të mjaftueshëm për pije.

Ndërrmarrja Publike “Moravica” ka përgaditur restrikcion të përdorimit të ujit të pijshëm, restrikcion i cili do të bëhet veçmas për lagjet e caktuara të qytetit të Preshevës, dhe njëkohësisht paralajmron se ndalohet larja dhe ujitja e trotoarëve dhe oborreve.

Gjithashtu, kjo kompani ka vërë në dispozicion cisternën me ujë të pijshëm të kapacitetit prej 8 tonëve, ujë i cili do të shfrytëzohet për banorët e qytetit të Preshevës, në ato vende ku paraqitet nevoja.

Shtabi Komunal për Situata të Jashtzakonshme i Komunës e Preshevës
Fejzuallah Fejzullahu – Kryeshef

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch