Home » Lajme » Shtabi komunal për situata të jashtëzakonshme – vazhdon shpërndarja e ndihmave

Shtabi komunal për situata të jashtëzakonshme – vazhdon shpërndarja e ndihmave

Shtabi komunal për situata të jashtëzakonshme është mbledhur edhe sot ku ka analizuar gjendjen aktuale në komunën tonë si dhe ka bërë ndarjen e detyrave për ekipet në teren.Bora e mbrëmshme prapë ka penguar qarkullimin , por ekipet menjëherë kanë intervenuar , duke kthyer gjendjen normale.

Pas këtij takimit kryqi i kuq lokal po sot ka bërë shpërndarjen e disa ndihmave në shosharë të epërme.

po ashtu sot është marrë vendim që shkollat nuk do të punojnë edhe javën e ardhshme.

 

 

Si çdo ditë edhe sot është mbledhur shtabi komunal për situata të jashtëzakonshme ku ka analizuar gjendjen aktuale në komunën tonë si dhe ka bërë ndarjen e detyrave për secilin e ekip. Ndërkaq para komandantit të shtabit komunal për situata të jashtëzakonshme është raportuar për gjendjen e rrugëve në teren , intervenimet mjekësore si dhe për aksionet që do të ndërmerren brenda 24 orëve.

Burhan Emërllahu kryeshef i fondit për punë komunal dhe njëherit anëtarë  shtabit komunal thotë se rrugët mbrëmë janë vështirësuar pas reshjeve të borës, mirëpo në çdo moment është intervenuar  në mënyrë që rrugët të jenë ta hapura.

Pas këtij takimi dhe ndarjes së detyrimeve ekipi i kryqit të kuq lokal ka dalë në terren ku ka bërë shpërndarjen e ndihmave në fshatin shoshajë e epërme.E kur jemi tek situata e jashtëzakonshme po ashtu sot është marrë vendim që shkollat nuk do të punojnë edhe javën e ardhshme. Ky vendim i marrë edhe nga  ministria ka pasuar pas sugjerimin  të qeverisë serbe që për shkak të kursimit të emergjentëve të mos mbahet mësim edhe javën tjetër. Për fat të mirë në komunën tonë ende nuk është shënuar ndonjë viktimë si pasojë e dëborës ,pasi nuk ka ndonjë vendbanim të izoluar total. Shtabi komunal për situata të jashtëzakonshme do të mblidhet përsëri nesër në ora dhjetë për të analizuar gjendjen në teren dhe për të marrë masat e menjëhershme në çdo vendbanim ku kërkohet ndihma qytetare.

RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch