Home » Lajme » Shtëpia e Shëndetit në Preshevë numëron disa shërbime specialistike

Shtëpia e Shëndetit në Preshevë numëron disa shërbime specialistike

Shtëpia e Shëndetit në Preshevë numëron disa shërbime specialistike që mjekët adekuat specialistë drejtojnë shërbimet nga më të ndryshmet. Me këtë rast në kuadër të projektit të konsoliduar për rregullimin e 4 ordinancave të shërbimit konsultativ specialistik në Shtëpinë e Shëndetit në Preshevë udhëheqësit e këtij institucioni shëndetësor këtyre ditëve kanë lëshuar në përdorim edhe një shërbim të ri shëndetësor ato të dermatovenerologjisë me një mjek specialistë. Ordinancat e shërbimit konsultativ specialistik të oftomologjisë, psikiatrisë, otorinolaringologjisë dhe ajo më e reja e dermatovenorologjisë gjenden në të njëjtin korridor në katin e dytë të ndërtesës së re në Shtëpinë e Shëndetit. Sipas drejtorit të Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë Bujar Zylfiu në këtë objekt janë bërë edhe disa ndryshime që janë kryer punë për konsolidimin e ambienteve të mbrojtjes shëndetësore të fëmijëve, vaksinimit dhe këshillimores për fëmijë si dhe disa ambiente punë në shërbimin e stomatologjisë. Përkrahës i projektit të lartpërmendur ishte edhe mjeku specialist Avni Nuhiu, oftamolog i cili e ndihmoi realizimin e projektit ku pacientët e shërbimeve në fjalë janë mjaft të kënaqur. Ndërkaq Fejzulla Nebiu, psikiatër shprehet se tani jemi në një situatë të volitshme më të mirë. Ndërkaq , specialisti Eshref Aliu, dermatolog, shprehet veç kushteve hapësinore mungojnë mjetet tjera elementare për punë. Përkitazi me këtë drejtori i këtij institucioni shëndetësore potencon se janë bërë edhe disa lëvizje të tjera që inspektori republikan i shëndetësisë obligon që në mbrojtjen shëndetësore të gruas të funksionojë edhe ndërrimi i dytë në këtë shërbim gjinekologjik, me çrast specialistja gjinekologe është transferuar nga shërbimi shkollor në atë të gjinekologjisë. Drejtori në fjalë thekson se këtyre ditëve është bërë edhe një lëvizje tjetër ajo e kuadrove me çrast janë pranuar koleg tjetër, ndërkaq gjatë periudhës në vazhdim pritet të fillojë së funksionuari edhe shërbimi i fiziatrisë. Gjatë periudhës vijuese pritet të hapen edhe shërbime të tjera në këtë institucion shëndetësor për shërbimin sa më të mirë dhe cilësor për qytetarët tanë.
RTV Presheva

One Response

  1. Arsimi thotë:

    mir ne shtepin e shendetit behet vetem kur mjeket specialistet te mos miren me politik dhe kur politika nuk ndikon si tash kur dihet se Ragmi mustafa eshte kryetar dhe e komandon shtepin e shendetit dhe te gjitha institucionet ku themelues eshte komuna

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch