Home » Lajme, Vendore » SHTËPITË E SOLIDARITETIT

SHTËPITË E SOLIDARITETIT

Nexhbedin Saqipi-Xhelal MehmetiShoqëria civile nga Bujanoci, zhvilloi një takim pune, në Preshevë,  me drejtuesit e Fondit Humanitar nga Zvicra.

Qëllimi i këtij takimi ishte njohja për së afërmi e aksionit tashmë shumë të përfolur 100 shtëpi për Luginën me moton:”Të ndihmojmë, të shpëtojmë, të parandalojmë!”.

Kryetari i këtij Fondacioni nga diaspora, Xhelal Mehmeti, e njoftoi përfaqësuesin e shoqërisë civile nga Bujanoci, Nexhmedin Saqipi, i cili njëherit është edhe Myftiu i Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë (BIPMB), për veprimtaritë aksionare rreth ngritjes së shtëpive solidare për personat në nevojë. Ai, gjithashtu, shprehi kënaqësinë e këtij takimi, duke shpalosur një varg aktivitetesh, që po shënohen, gjatë kësaj stine pranverore, në ngritjen  e shtëpive solidare, me theks të veçantë, në Komunën e Bujanocit, e cila për këtë Fondacion e ka prioritetin special, por pa lënë për asnjë çast anash përparësitë për Medvegjën dhe Preshevën.

z. Mehmeti, falënderoi gjithë ata që shprehin gatishmëri për ta ndihmuar nismën e tyre të shenjët për t’i siguruar kulm mbi kokë, atyre që kanë nevojë, sot, më shumë se kurrë për një strehë banimi. Ai, në vazhdim shprehu një zhgënjim me rrjedhat politike në vend, të cilat po përhapin përçarje dhe ndasi e po e lënë mënjanë shtresën e varfër të shoqërisë sonë, e cila po përballët me kushte shumë të vështira ekonomike deri në ekstremitet.

Përfaqësuesi i Shoqërisë civile, Nexhmedin Saqipi, një veprimtarë shumëvjeçar në fushën e humanitetit dhe solidaritetit, përshëndeti aksionin e Fondacionit nga diaspora, duke u zotuar se në këtë rrugë, nuk do të mungojë ndihma morale dhe materiale, për ta çuar në vend, një aksion kaq të qëlluar për shoqërinë shqiptare nga Lugina e Preshevës.

“Qoftë nga aspekti fetar, njerëzor e humanitar, ky aksion duhet të mbështet, në mënyrë që misioni i tij të jep rezultate, ashtu siç ka filluar të duket nëpër disa zona të Luginës së Preshevë. Nuk di nëse ka gëzim më të madh se sa ta bësh me shtëpi një hallexhi, një skamnor, një të pastrehë. Ky është një aksion për tu përshëndetur e për tu përkrahur pa rezervë. Të gjithë duhet të vihemi në aksion, në mënyrë që rezultatet të flasin vetë. Gjithashtu z. Saqipi, nuk la pa përmendur edhe mundësinë e vënies në kontakt të përfaqësuesve të Fondit me ambasadat arabike të akredituara në Beograd dhe disa kompani turke shumë solidare në sferën e ndihmave humanitare.

Në këtë takim shpalosën idetë e tyre edhe përfaqësuesit e tjerë nga Shoqëria civile e Fondacioni nga diaspora, në mesin të të cilëve ishin të pranishëm edhe dy përfaqësues të mërgatës shqiptare nga Presheva dhe Medvegja në Austri.

Për planet e detajet e këtij takimi shumë konstruktiv, në të ardhmen midis Shoqërisë civile dhe Fondacionit nga diaspora, do të mësoni më shumë në numrin e ri të revistës së vetme të pavarur nga Lugina “Jehona” e cila së shpejti del nga botimi.

/jehonapress/

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch