Home » Opinione » SHTETI DHE PUSHTETI

SHTETI DHE PUSHTETI

Shkruan: Nehat Hyseni

 

Identifikimi i shtetit me pushretin (pushtetarët), siç po ndodhë aktualisht në këtë “i thënshin shtet”, i ngjanë gjendjes së disa shekujve më parë, të Luigjit XIV “L’etat, c’est moi!”, ose “Le droit c’est moi”. Pra, shteti (e drejta) jam unë.

Identifikimi primitiv i shtetit me pushtetin në “Kosovën  e lirë” na ven në radhën e popujve paracivilizues dhe në “parashtetësi”, duke u bërë “dele e zezë” në Europë dhe duke na veçuar nga të gjithë me izolim të pashembulltë në kontinentin ku jetojmë.

Sot, ai që e ka fituar pushtetin ( me vjedhje industriale votash), i ndihmuar me ata që pa pushtet nuk mund të jetojnë, pretendon se e ka fituar shtetin dhe se të gjithë ne, pa përjashtim, jemi pronë e tyre.

Prandaj, na është kthyer epoka e komunizmit në Kosovë, kur minoritetet propozojnë dhe “çlirimtarët” miratojnë.

Derisa komunistat shqiptaro-serbë arsyetonin veprimet dhe vendimet e tyre

antikosovare dhe antishqiptare me “jugosllavizëm”, këta të sodit, pra “çlirimtarët” i arsyetojnë me “europianizëm”.

Pra, edhe komunistat, ashtu siç po veprojnë sot “çlirimtarët”, e shijonin pushtetin, duke i fajësuar të tjerët për performansën e tyre antikombëtare, ashtu si këta të sodit.

Mirëpo, ata të djeshmit megjithatë mbetën “fukara”, kurse këta pushtetarët e sodit janë bërë milionera e miliardera, sheikë ballkanik.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch