Home » Lajme, Opinione » SHTETI, I VETËM, NUK MUND TË KORRUPTOJË NJË NJERI QË NUK ËSHTË I KORRUPTUAR E TRADHTAR

SHTETI, I VETËM, NUK MUND TË KORRUPTOJË NJË NJERI QË NUK ËSHTË I KORRUPTUAR E TRADHTAR

Ju vetëm logjikën s’e futni në punë!
Kjo është pasqyra e tyre… Nëse shikon një pasqyrë dhe shikon aty shumë fytyra të shëmtuara e antikombëtare, a mund të thoshte se pasqyra është e korruptuar? E varfra pasqyrë nuk bën gjë tjetër veçse pasqyron surratin e tyre.

Zoti ambasador i SHBA dhe i Evropës kurvë, nuk u ngopët me territoret tona? Harruat Paqen e Shën Stefanit, harruat Kongresin e Berlinit, harruat Paqen e Versajes dhe Konferencën e Londrës. Nuk kemi nevojë për “Liberalizim vizash”. Boll u gjakosën këto troje shqiptare!
Pse nuk i kushtëzuat malazezët me liberalizim…?
Pse nuk i kushtëzuat krotatët me liberalizim …?
Pse nuk i kushtëzuat sllovenët me liberalizim…? Sepse në mesin e tyre nuk ka servilë e tradhtarë?
Ne, shqiptarët jemi, aq servilë ndaj çdo gjëje që na servohet në tavolinë. Esat pashët e Ali Shukritë nuk kanë të mbaruar? Nëse këta zerzopë janë shkaktarët e të gjitha këtyre padrejtësive, dhe nëse një gjë është e trashëgueshme, thjesht duhet bërë trajtimin e ndryshimit të hormoneve, të kimisë dhe të fiziologjisë. Nëse diçka është e pranishme në kokat e tyre, edhe kësaj do t’i gjendet ilaçi…. Ajo është Psikiatria.
Këta dy njerëz po më duken sikur kanë ikur nga një muze i pluhurosur mesjetar turk apo serb, apo kanë dalë nga kopertinat e pluhurosura të ndonjë kronike bizantine të kohës së sulltanëve a Millosheviqjanëve.

Kush jeni Ju, vallë? Çfarë pjelle jeni, vallë? Midis thirrjeve e përgjimeve, tashmë është e qartë se në Dardani vepron një grup aborigjenësh me prirje kriminale trashëguese, me emrin Pronto II! Ҫfarë t’u themi tradhtarëve? Shumë prej kësaj bande nuk duket të kenë as moral, as ndërgjegje, as gjak shqiptari dhe as vetëdije kombëtare. Nuk është mbase e vërtetë që nganjëherë duket e nevojshme një sistem drejtësie që ka çaluar në të gjitha hallkat e saja që t’i pengojë njerëzit që e sakatuanë atdheun? Hapu tokë e përpina të gjallë!

Ne dëgjojmë çdo ditë fjalë nga ta; në vështrojmë në fytyrat e tyre shpesh fjalët dhe fytyrat e tyre janë në kundërshtim me njëra- tjetrën. Këta dy thonë një dhe tregojnë tjetër gjë, sepse të gjitha organet e shqisave i kanë të deformuara. Këta na thonë se nuk kemi nevojë për ndërgjegjen dhe veproni mbi bazën e kësaj zbrazëtie. Situata ka shkuar përtej mendjes njerëzore, në mes të zakonshmes dhe mediokritetit. O Zot! Nëse je lart dëgjoje! Kjo gjë është tepër e rrezikshme për një popull. Janë të pakrahasueshëm me qeveritë në Ballkan. Kjo është një lloj gjendje hipnotike e mendjes së tyre. Me një fjalë janë mashtrues. Janë mësuar të jenë agresivë ndajë opozitës e deputetëve, egoistë, injorantë, garojnë për të manipuluar me fakte. Këta janë mësuar të jenë nënshtrues e servilë përballë armikut.

Këta dy edhe më parë njiheshin si persona të korruptuar, sepse kishte mungesë pushteti. Por pushteti, i vetëm, nuk mund ti korruptojë një njeri nëse nuk është potencialisht i korruptueshëm e tradhtar. Prandaj, nuk është shteti ai që korrupton Hashimin, Mustafën, Veselin, Xhavitin, Grabovcin, Murat Mehën dhe Nijazi Kryeziun një brek grisur, në të vërtetë, shteti thjesht po zbulon se kush janë këta zuzarë e zagarë.

Gullashxhinjtë…dogjën tapitë, të poshtrit. Ashtu sikundër moralitetit i dy personave nuk përcaktohet vetëm nga ato që bëjnë, por dhe nga ato që këta nuk bëjnë, kështu edhe ideologjia e dy qeveritarëve nuk përcaktohet vetëm nga ato që shitën, por edhe nga prej asaj që autorët e tradhtisë lënë pa shitur e vjedhur.
O Perëndi, ç’shenja ogurzeza!
O shqiptarë, o popull, ngrehuni. Po digjen tapitë mijëra vjeçare, kur s’kishte as shkja e cërnagorë në këto troje!
Dardania po digjet vërtet.
Ah, tapitë!
Tapitë janë dëshmitë e pronave, shkresat ku janë shënuar se të kujt janë shtëpitë. Në ato shkresa janë të shënuara shtëpitë, oborret dhe tokat. Në ato tapi janë të shënuara gjithçka:
“Pronësia brez pas brezi dhe pjesëtarët e trashëgimisë!”. Kuptoni, o karafila të qeverisë!
Një ulërimë duhet lëshuar: Po na digjen tapitë…!

Një ndër këto aftësi është kujtesa, funksioni i së cilës loz rol të caktuar në mbrojtjen e atdheut. Pa kujtime për të kaluarën do të ishte e pamundur të merrni masa përkujdesjeje për të ardhmen e kombit…Mos ta harrojmë të shkuarën që mos të përsëritet më. Jo për ta ringjallur atë kohë, por për të mos harruar se çka ngjau në atë kohë lufte, që jo rrallë solli dhëmbje, trishtime, vrasje, barbarizëm, djegie… Ndoshta jo rrallë që ne pamë dhe përjetuam. Rrënjët i gjen tek e djeshmja. Por, gjithsesi, kthimi i kokës pas, të ndihmon gjithashtu për ta kuptuar më shumë e më mirë historinë tonë të përbashkët. Popujt që harrojnë historinë, janë të destinuar ta përsërisin atë. Ajo që ka ndryshuar është këndi i vështrimit të syve tanë.

Mungesë sinqeritetit!
Populli flet. Ju heshtni! Një rrugë turpi dhe vdekje. O Perëndi!Nga ajo detyrë që ju shtroi historia, që ju shtroi gjaku i derdhur, kam frikë të të mos ju lëndoj – por nga kjo detyrë kombëtare dezertuat. Fjalë e rëndë është kjo, o Hashim e Mustafa, mirëpo unë nuk di si ta quaj ndryshe këtë tradhti.
Cili është i vrasësi, vërtetë i trojeve? Jeni të lidhur me mortajën serbo-turke. Indiferenca do të mbetet shkak… Ju akoma nuk jeni bindur në fajësinë tuaj?
Kush do të duhej, sipas mendimit tuaj, kush do të duhej të ishte i pari përveç jush në këtë betejë shumë të rëndësishme, në betejën dramatike, që zhvillohet për demarkacionin me Malin e Zi dhe që duhet të shkojë përpara në Tokën Shqiptare? Kush do të duhej t’i mbrojë kufijtë dhe që jetë vendi më i sigur? E keni bërë shtetin me një mijë hyrje e dalje…

Të gjitha luftërat partiake nuk janë vetëm luftëra për qëllime objektive, por para së gjithash edhe për shitje trojesh e akraballëqe në shpërndarjen e posteve. Të gjitha betejat midis orvatjeve lokaliste dhe centralizuese në Dardani rrotullohen para së gjithash rreth asaj se cilat pushtete qofshin ato në Prishtinë ose në qytetet tjera, do të kenë në dorë akraballëqet në shpërndarjen e posteve.
Ҫ’pamje duhet të kishin në të gjitha këto raste politikanët dhe deputetët?
– “Me politikën si profesion kryesor?”.
Mungesa e sinqeritetit me truallin. Ka dy menyra për ta bërë politikën shterpe si profesion të vetin, në dëm të popullit. Hashimi dhe Mustafa ose jetoni “për” politikën, por edhe ose jetoni “prej” politikës. Kontradikta nuk është aspak përjashtimore.

Kush jeton “për” politikën e shndërron atë në xhepin e vet, në sensin familjar. Ai shijon ose zotërimin e pastër të korrupsionit që ushtron ose e ushqen tradhtinë e pastër në pushtet nëpërmjet shërbimit të një kauze antikombëtare, të një kauze të huaj. Ju me ikjen tuaj, ju me tradhtinë tuaj e latë Dardaninë krahëthatë! E latë në duart e shkjaut e të cërnagorit në kohën kur më së shumti duhej që ta mbronit, që t’i ishit afër, që ju të ishit ata që do të flijoheshit të parët dhe jo ta lëni në mëshirën e armiqve shekullorë.
– E harruat: “Kongresin e Berlinit”, Sanxhakun e Nishit, Ulqin e Tivar, Plavë e Guci, Hot e Grudë dhe Lidhjen Shqiptare të Prizrenit.
– E harruat: “Konferencën e Londrës”!
– E harruat: “Paqen e Versajës” etj…! Po këto toka të kujt janë? Shqiptare apo malazeze???

Në këtë kohë populli ka pasur nevojë për ju! Ju tradhtuat duke ia dhënë këtë çoroditje atdheut. Por me shkjaun çfarë do bëni nesër? Deri më sot sigurisht në Dardani shumëkush mendon se na u shit Hashimi, Mustafa e Murat Meha. Lakmia për të bërë kolltuqe e pallate, makina luksoze, mijëra hektarë, krijuat firma me lekët e 3% dhe me lekët e “Vendlindja Thërret” dhe në fund tradhtuat.
Ju lumtë për faqen e zezë?

Nga – Afrim Caka

Thaci & Mustafa

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch