Home » Lajme » SHTKK organizon Tribunë Shkencore, me temë : “DASMA SHQIPTARE NË PRESHEVË DHE RRETHINË, DIKUR DHE SOT”

SHTKK organizon Tribunë Shkencore, me temë : “DASMA SHQIPTARE NË PRESHEVË DHE RRETHINË, DIKUR DHE SOT”

N J O F T I M

Shoqata për Trashëgimi dhe  Krijimtari Kulturore e Luginës së Preshevës, me seli në  Preshevë organizon  Tribunë Shkencore, me temë : “DASMA SHQIPTARE NË PRESHEVË DHE RRETHINË, DIKUR DHE SOT”

Në tribunë do të shqyrtohen dhe trajtohen aspekte të dasmës shqiptare në rajonin e Shkupit, Kumanovës, Gjilanit, Vitisë, Bujanocit, Medvegjës, Preshevës dhe gjetiu.

Tezat e temës :

1.Dasma shqiptare sipas ndarjes rajonale/Shkup, Kumanovë, Gjilan, Viti, Bujanoc, Medvegjë, Preshevë dhe më gjërë/

2.Histori e dasmës shqiptare

3.Lirika dhe epika e dasmës shqiptare

4.Muzika, Kënga dhe Vallja në dasmën shqiptare, dikur dhe sot

6.Organizimi i Festivalit Folklorik i Dasmës Shqiptare në Preshevë dhe rrethinë

7.Gjurmimi, evidentimi dhe regjistrimi i dasmës shqiptare në Preshevë dhe rrethinë

8.Dasma  shqiptare në mes të tradicionales dhe modernes

9.Vallet dhe këngët e burrave, të grave dhe të përziera në dasmën shqiptare

Kumtesa duhet të jete 4 faqe /për lexim 8-10 minuta/, ndërsa për botim 12-15 faqe, në rradhorin 12.

Tribuna Shkencore do të organizohet dy/2/ ditë, më 23 dhe 24 dhjetor të vitit 2011.

Afati paraqitjes së kumtesave është deri më 10 dhjetor 2011

Për programin e Tribunës dhe informacione të tjera do të jemi në kontakt.

Paraqitja e kumtesave elektronike bëhet në adresë :

shtkkpresheve@yahoo.com xhemaledin_s@hotmail.com

apo në adresën : Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore në Preshevë /17523/

rr.Mara Llonçar, bb/Biblioteka/

Preshevë, më 26 shtator 2011

SHOQATA PËR TRASHËGIMI DHE KRIJIMTARI KULTURORE NË PRESHEVË

Many parents who use teensafe recognize the difference www.phonetrackingapps.com between spying and monitoring

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch