Home » Lajme, Vendore » SHTKKLP nuk përkrah themelimin e Qendrës islamike në Preshevë

SHTKKLP nuk përkrah themelimin e Qendrës islamike në Preshevë

shtkklp-logo

Nga mbledhja e Këshillit drejtues të Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore e Luginës së Preshevës, me seli në Preshevë, mbajtur më 24 shtator 2016.

 

Konkluzion: “ Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore përkrah themelimin e Institucioneve Rajonale Kulturore në Luginën e Preshevës, ndërsa nuk përkrah themelimin e Qendrës islamike në Preshevë”

 

Në mbledhjen e Këshillit Drejtues të Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore të Luginës së Preshevës, me seli në Preshevë, të mbajtur më 24 shtator 2016, në sallën e rinovuar të Kuvendit komunal të Preshevës, në rend të ditës u shtruan:

1.Njoftim i Këshillit Drejtues me aktivitetet e vitit 2015 dhe të vitit 2016

2.Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit i organizimit të Konferencës shkencore

3.Eventuale

 

Lidhur me aktivitetet e Shoqatës për vitin 2015 dhe ate 2016 , anëtarët e Këshillit Drejtues i njoftoi z.Xhemaledin Salihu, kryetar i SHTKK në Preshevë, ku mes të tjerave ceku Takimet zyrtare të frytshme të delegacionit të kësaj Shoqate me Z.Shqiprim Arifi, kryetar i komunës së Preshevës, me Z. Xhelal Mehmeti, Z-kryetar i komunës së Preshevës, me Z.Shaip Kamberi, kryetar i komunës së Bujanocit dhe me Z.Fatmir Hasani, Deputet në Parlamentin Republikan.

Pastaj në vazhdim ceku botimin e librit : “Shqiptarët e Luginës  së Preshevës dhe trojeve etnike në ish-Jugosllavi, në mbarim të LDB” dhe disa aktivitete që kanë ndodhur gjatë kësaj periudhe.

 

 

 

Gjatë shqyrtimit të pikës së dytë pati diskutime me vlerë lidhur me organizimin e Konferencës shkencore në Preshevë, më 26 nëntor 2016.

U miratua vendimi që Konferenca shkencore, me temë : “Çështja e Luginës së Preshevës në dimensionin Rajonal dhe Ndërkombëtar: Të Drejtat e Njeriut, Siguria dhe Marrëdhëniet Shqiptare-Serbe” të mbahet në Preshevë, më 26 nëntor 2016.

Të themi se titullin dhe tezat e Konferencës shkencore i hartoi Prof. Dr. Qerim R. Qerimi, ekspert i Të Drejtës Ndërkombëtare dhe ligjërues në Fakultetin Juridik në Prishtinë.

Shoqata për Trashëgimi do të shpall Njoftim me titullin dhe tezat e Konferencës shkencore dhe me të gjitha detajet e kriteret e aplikimit për Konferencë.

Pastaj Këshilli Drejtues i SHTKK-së mori qëndrim që në tetor të vitit 2016 organizoj një Tryezë të Rrumbullakët, me titull : “ Shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe Religjionet, dimensioni kombëtar dhe fetar”

Poashtu Këshilli Drejtues miratoi Konkluzionin:  “ Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore përkrah themelimin e Institucioneve Rajonale Kulturore në Luginën e Preshevës /Qendra e Trashëgimisë dhe Krijimtarisë Kulturore, Muzeu Rajonal, Arkivi Rajonal, Teatri Rajonal, Biblioteka Rajonale, Shkolla e Ulët Muzikore në Preshevë, ndërsa nuk përkrah themelimin e Qendrës islamike në Preshevë”, e  cila Qendër  është propozuar të themelohet nga Myftinia Preshevës, e lidhur me Myftininë e Republikës në Beograd, në bisedimet e saja me disa Organizata joqeveritare të Qytetit të Bursës.

 

Preshevë, më 24 shtator 2016                                             Kryetari,

Xhemaledin Salihu

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch