Home » Kulturë, Lajme, Vendore » SHTKKP ME SHUMË SUKSES REALIZOI PROJEKTIN: “EDUKIMI I TË RINJVE NËPËRMJET TRASHËGIMISË KULTURORE JO TË LUAJTSHME DHE PREZENTIMI I VLERAE TË TRASHËGIMISË KULTURORE”

SHTKKP ME SHUMË SUKSES REALIZOI PROJEKTIN: “EDUKIMI I TË RINJVE NËPËRMJET TRASHËGIMISË KULTURORE JO TË LUAJTSHME DHE PREZENTIMI I VLERAE TË TRASHËGIMISË KULTURORE”

/Projekti u realizua në fund të shtatorit 2019, me rastin e shënimit të Ditës Kombëtare të trashëgimisë kulturore shqiptare, më 29 shtator/

Shkruan : Xhemaledin SALIHU, profesor

Gjatë realizimit të projektit : : “Edukimi i të Rinjve nëpërmjet trashëgimisë kulturore jo të luajtshme dhe prezentimi i vlerave të trashëgimisë kulturore” u organizuan këto aktivitete:

1.Organizimi dhe formimi i Ekipës së Pedagogëve

2.Shtypja dhe distribuimi i pllakateve në temën e projektit

3.Ligjërata të Ekspertëve-Pedagogëve në temë e projektit

4.Vizitat e të Rinjvë-nxënësvë vlerave të trashëgimisë kulturore të jo luajtshme,

5.Punëtoria e Vizatimit dhe Pikturimit me të Rinjtë në temën e projektit

6.Ekspozitë e fotografive dhe punimeve të të Rinjve në temën e projektit

7.Programi kulturor-artistik, me këngë e valle burimore nga Lugina e Preshevës.

Më datën 26 shtator 2019 u mbajt takimi i Ekipit të Pedagogëve dhe fotografit, në të cilin u zgjodhën drejtuesit e realizimit të projektit. Kështu, Xhemaledin Salihu, profesor dhe kryetar i Shoqatës për Trashëgimi,  u zgjodh koordinator dhe ligjërues, Agim Arifi, mësimdhënës i Artit u zgjodh asistent i koordinatorit, udheheqës i Punëtorive dhe organizator i Ekspozitës, Sami Agushi, profesor i Gjeografisë u zgjodh ligjërues dhe Bardh mehmeti, fotograf gjatë realizimit të projektit.

Më datën 27 shtator 2019 u mbajt takimi i dytë i Ekipit të Pedagogëve, në të cilin u diskutua lidhur me vizitën e të Rinjvë vlerave të trashëgimisë kulturore në Ilincë, Preshevë, Bushtran, Raincë dhe Rahovicë. Vizitat u vlersuan shumë të suksesshme, sepse nëpërmjet vizitave të vlerave të trashëgimisë kulturore, të Rinjtë, nëpërmjet përshtypjeve dhe perceptimeve ndaj vlerave të trashëgimisë kulturore edukohen dhe këto i shprehin në vizatimet dhe pikturimet e tyre në Punëtori Arti.

Më 30 shtator 2019 u mbajt takimi i fundit i Ekipit të Pedagogëve, në të cilin u shpreh se projekti u realizua shumë suksesshëm dhe se nëpërmjet aktiviteteve në projekt u arrit qëllimi edukativ  dhe u bë prezentimi i suksesshëm i vlerave të trashëgimisë kulturore nga të Rinjtë në punëtori, Ekspozitë dhe në programin kulturor-artistik.

Për projektin në fjalë i shtypëm dy lloj pllakata-posterë, për ta reklamuar dhe publikuar realizimin e projektit. Njëri nga pllakatet ishte me tekst, në të cilin e njoftuan publikun për aktivitetet që do të organizohen më 27,28 dhe 29 shtator 2019. Në posterin e dytë, me fotografi njoftuam publikun për Ekspozitën e fotografive dhe punimet e të Rinjve, më 29 shtator 2019, në ora 18 dhe për programin kulturor-artistik, me këngë e valle burimore nga Lugina e Preshevës, në ora 19.

Pllakatet i vendosëm në Shtëpinë e kulturës “Abdullah Krashnica”, në Gjimnazin “Skenederbeu”, në Shkollën e mesme Teknike, në Shkollën fillore “15 nëntori” në Preshevë dhe në Shkollën fillore “Selami Hallaçi” në Rahovicë.

Ligjëratat e Pedagogëve në temën e projektit dhe Vizita e të Rinjve vlerave të trashëgimisë kulturore i organizuam bashkarisht, sepse ligjeruesit: Sami Agushi dhe Xhemaledin Salihu, gjatë vizitës së vendeve të trashëgimisë kulturore mbajtën ligjerata.Ligjëratat u mbajtën në natyrë,  mësim në natyrë, ku  profesori i gjeografisë spjegoi për vlerat e trashëgimisë kulturore, ndërsa Xhemaledin Salihu spjegoi kuptimet e përgjithëshme të trashëgimisë kulturore.

Më datën 27 shtator 2019, para dite, të Rinjtë, nxënësit e Gjimnazit “Skenderbeu” në Preshevë, sëbashku me Sami Agushin, Agim Arifin, Xhemaledin Salihut dhe fotografin Bardh Mehmeti vizituan Shpellën e Ilincës në Ilincë, Gurin e Shpuem, Tyrben e Preshevës dhe shtëpinë e vjetër të Esat Esatit në Preshevë dhe Kalanë e Bushtranit në Bushtran.Në vizitat e vendeve të trashëgimisë kulturore ishin prezentë 25 nxënës.

Pas dite, po të njëjtës ditë, të rinjtë, nxënësit e Shkollës fillore “Selami Hallaçi” në Rahovicë, sëbashku me Xhemaledin Salihun, i cili mbajti ligjërata mbi trashëgiminë kulturore, Agim Arifin, mësuesin Shera dhe Bardh Mehmetin vizituan Kishën në Raincë, Lisin e Vjetër te Tërllat dhe Kacipupin në Rahovicë. Në këto vizita ishin prezentë 35 nxënës.

Më 28 shtator 2019 organizuam dy Punëtori të Artit, të vizatimit dhe pikturimit, të parën e organizuam Punëtorinë me të Rinjtë në Gjimnaz “Skenderbeu”, në të cilën morën pjesë rreth 15 nxënës.Të dytën Punëtori e organizuam në Shkollën fillore të Rahovicës, në të cilën morën pjesë 25 nxënës.

Punëtoritë në Preshevë dhe në Rahovicë i udhëhoqi Agim Arifi, mësimdhënës i artit.

Në Punëtorinë e Preshevës ishin prezentë edhe Sami Agushi dhe Xhemaledin Salihu, ndërsa në Rahovicë prezentoi edhe Ismet Beqiri, mësimdhënës i artit, psikologja Sylejmani e kësaj shkole dhe Xhemaledin Salihu.

Në punëtori, të Rinjve iu sigurua materiali për vizatim dhe pikturim.

Të theksojmë falëmnderimet tona për drejtorin e Gjimnazit, Nadër Sadiku dhe drejtorin e Shkollës fillore në Rahovicë, Amir Sylejmani, të cilët na mundësuan dhe na ofruan të gjitha ndihmat në shkollat e tyre.

Më datën 29 shtator 2019, në lokalet e shtëpisë së kulturës “Abdullah Krashnica” në Preshevë organizuam përgatitjen e Ekspozitës, të cilat përgatitje i bëri Agim Arifi, ndërsa hapja e Ekspozitës së fotografive dhe punimeve të të Rinjvë, pjesëmarrës të Punëtorive, u bë nga Xhemaledin Salihu, kryetar i Shoqatës për trashëgimi.Ishte një numër i konsiderueshëm i pjesëmarrësve.

Më datën 29 shtator 2019, në orën 19 u dha një program cilësor me këngë e valle burimore të Luginës së Preshevës. Programin e dhanë SHKASH “ Presheva” nga Presheva dhe SHKASH “Shqiponjat” nga Bujanoci

Programin e përcollën një numër i konsiderueshëm i shikuesve, të cilët mbetën të kënaqur.

Projekti u relizua me shumë sukses, sepse më vizitat e të Rinjvë vlerave të trashëgimisë kulturore , me Punëtoritë, më Ekspozitën, më Programin kulturor artistik arritëm të interesojmë rininë tonë për vlerat e trashëgimisë kulturore dhe se pati sukses projekti në edukimin e të Rinjve nëpërmjet vlerave të trashëgimisë kulturore.

Më këtë rast i falemnderoj të gjithë pjesëmarrësit dhe të gjithë ata  që dhanë kontribut në realizimin e projektit.

Shoqata për Trashëgimi dhe krijimtari e Luginës së Preshevës me seli në Preshevë, dita- ditës po përforcon roli e saj edukativ, hulumtues, shkencor si dhe po kryen suksesshëm misionin e saj në mbrojtjen dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe kultivimin e vlerave të mirëfillta të krijimtarisë kulturore.

Në fund të themi se projektin:  “Edukimi i të Rinjve nëpërmjet trashëgimisë kulturore jo të luajtshme dhe prezentimi i vlerave të trashëgimisë kulturore” e financoi Ministria e Kulturës dhe Informimit e Republikës së Serbisë dhe e sufinancoi Këshilli komunal në Preshevë.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch