Home » Kulturë » ShTKLP filloi realizimin e projektit : “Trashegimia e Bujanocit është pasuria jonë” në Bujanoc

ShTKLP filloi realizimin e projektit : “Trashegimia e Bujanocit është pasuria jonë” në Bujanoc

Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari e Luginës së Preshevës me seli në Preshevë, këto ditë, filloi realizimin e projektit : “Trashegimia e Bujanocit është pasuria jonë” në Bujanoc

Shkruan : Prof. Xhemaledin Salihu

Projektin e lartëpërmendur e financon Fondacioni për Shoqëri të Hapur nga Beogradi dhe e sufinancon Komuna e Bujanocit.
Realizimi i projektit filloi më 15 tetor dhe do të zgjasë deri më 30 prill 2014. Pra, realizimi i projektit do të zgjasë më shumë se 6 muajë dhe do të zhvillohet në 6 etapa.
Etapa e parë do të zhvillohet në teren dhe ka për qëllim hulumtimin sistematik, identifikimin dhe evidentimin e vlerave të trashëgimisë kulturore dhe natyrore.
Etapa e dytë ka për qëllim mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave nga tereni dhe formimin e evidencës së trashëgimisë në komunën e Bujanocit.
Etapa e tretë ka për qëllim caktimin e pozitës gjeografike të vlerave të trashëgimis kulturore dhe natyrore.
Etapa e katërtë ka për qëllim fotografimin dhe filmimin e vlerave të trashëgimisë në teren.
Etapa e pestë ka për qëllim hartografimin, skicimin dhe bërjen e grafikoneve të Trashëgimisë në komunën e Bujanocit dhe
Etapa e gjashtë ka për qëllim Digjitalizimin dhe skenimin e dokumentacionit dhe të dhënave nga tereni deri në formimin e Arkivës së Trashëgimisë kulturore dhe asaj natyrore të komunës së Bujanocit.
Të cekim se një projekt i tillë është realizuar për komunën e Preshevës dhe mund ta shikoni në ëëë.shtkk.com.
Pra, me projectin: “Trashëgimia e Bujanocit është pasuria jonë” do të evidentojme të gjitha lokalitetet arkeologjike,objekte sakrale: kasha, manastire, xhami, teqe, turbe dhe varreza, të gjitha objektet ndërtimore: shtëpi, shtëpi kulla dhe oda, objektet publike: hane, çajtore, mulli, çezme dhe bunar të vjetër, si dhe vlera të vjetra të trashëgimisë natyrore: lisa e tjere.

Projektin e realizon ekipi hulumtues në përbërje : Xhemaledin Salihu, koordinator, Nehat Ramizi,asistent koordinatori, Rexhep Kadriu, hulumtues kryesor, Mustafa Ahmeti, evidentist, Bardh Mehmeti, kameraman, Argëtim Emini, fotograf, Musli Limani, hulumtues dhe dy vozitës.
Vlen të ceket se për çdo vendbanim na duhet nga një hulumtues, i cili e njeh mire vendbanimin dhe vlerat e Trashëgimisë kulturoe dhe natyrore të atij vendbanimi.
Jemi të bindur se nuk do të mungojë ndihma e banorëve të vendbanimeve të komunës së Bujanocit, në përkrahjen dhe në ndihmën, për t’i identifikuar, hulumtuar dhe shënuar vlerat e trashëgimisë të çdo vendbanimi, në komunaën e Bujanocit.

 

 

 

Preshevë, më 29 tetor 2013

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch