Home » Lajme, Vendore » Shukri Ymeri , demanton Zoran Stankoviqit – librat ishin dhuratë dhe jo kontrabandë

Shukri Ymeri , demanton Zoran Stankoviqit – librat ishin dhuratë dhe jo kontrabandë

Drejtori i Shkollës fillore Zenel Ajdini për mes Radiotelevizionit Presheva ka demantuar deklaratën e TK Zoran Stankoviq, duke potencuar se librat nuk ishin të kontrabanduara por ishin një dhuratë dhe po ashtu falas do ti dhuroheshin nxënësve shqiptar në Luginë.

 

 

Pas deklaratës së kryetarit të Trupit Koordinues Zoran Stankoviq se librat e konfiskuar në Raincë janë kontrabandë ka reaguar sot drejtori I Shkollës Fillore Shukri Ymeri I cili ka thënë se librat nuk ishin të destinuara për shitje dhe se ato ishin vetëm një donacion për të gjithë nxënësit shqiptar të Luginës.

Në deklaratën me shkrim  të Kryetarit të TK Zoran Stankoviq theksohet se dikush ka tentuar që t’i kontrabandojë mbi 6.000 tekste në gjuhën shqipe dhe t’ua ndaj fëmijëve nga klasa e parë deri në të katërtën të shkollës fillore. Këto libra janë konfiskuar sepse është shkelur ligji, ndërkohë që nuk ka ekzistuar kurrfarë dokumenti përcjellës.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch