Home » Sport » Si Behrami, asnjë futbollist në histori të Zvicrës

Si Behrami, asnjë futbollist në histori të Zvicrës

Përveç se ka marrë pjesë në tre Botërore, deri më tani, ai ka marrë pjesë edhe në tri Kampionate Evropiane.

Zvicra me vështirësi arriti kualifikimin në Botëror, derisa Valon Behrami nuk luajti në dy ndeshjes ndaj Irlandës Veriore për shkak të lëndimit.

Por, Botërori do të jetë shumë i veçantë për të.

Behrami do të bëhet futbollisti i parë te Zvicra që merr pjesë në katër Kampionate Botërore radhazi. Këtë nuk e kishte bërë askush deri më tani.

Behrami debutoi në vitin 2006 në Botërorin që u zhvillua në Gjermani. Më pas mori pjesë edhe në Botërorin e Afrikës së Jugut më 2010, duke u ndëshkuar me karton të kuq. Ai u bë gjithashtu futbollisti i parë zviceran që ndëshkohet me të kuq në një Botëror. Behrami luajti edhe në “Brazil 2014”, dhe pritet të marrë pjesë edhe në vitin e ardhshëm që mbahet në Rusi, vetëm nëse është i lënduar.

Përveç se ka marrë pjesë në tre Botërore, deri më tani, ai ka marrë pjesë edhe në tri Kampionate Evropiane.
Valon Behrami ka 73 ndeshje me Zvicrën dhe dy gola, që nga debutimi më 2005.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2017 KosovaLindore · RSS · Designed by Kosovalindore · Powered by KosovaLindore