Home » Histori, Lajme » Si do ishte ndryshe bota pas Luftës së Dytë botërore

Si do ishte ndryshe bota pas Luftës së Dytë botërore

George Dvorsky

Hitleri para ushtrise

Vendimet gjatë kohës së luftës janë gjera monumentale.  Ҫdo lëvizje dhe kundërlëvizje ka fuqinë për ta ndryshuar kursin e historisë. Ja dhjetë mënyra të ndryshme shokuese se si Lufta e Dytë Botërore mund të sillte pasoja.

Po i listojmë sipas rendit thjesht kronologjik

 

1. Gjermania pushton Britaninë, në vend të Bashkimit Sovjetik

Invazioni Hitlerian i Bashkimit Sovjetik më 1941 doli i pasuksesshëm, por  kështu do ndodhte në atë mënyrë që u bë. Pas rënies së Francës një vit më parë, Hitleri e mori parasysh seriozisht invazionin në Britani. Madje ai i kish porositur shefat ushtarakë të tij të bënin një plan, një operacion të quajtur Luani i Detit.

Pergatitjet u bënë të ethshme, aq sa Britania dhe SHBA menduan se plani ishte gati i realizueshëm. Për më tepër që ndodhi edhe pakti Ribentrop- Molotov i sigurisë së ndërsjellë Gjermani- B.S.

Hitleri nuk kishte shqetësim për ndonjë sulm nga B.S., Stalini ishte i kënaqur me ndarjen e Polonisë dhe ai e hodhi vështrimin kah Finlanda.

Operacioni Luani i Detit.

Operacioni Luani i Detit.

Por Hitleri e anulloi planin e invazionit ndaj Britanisë. U pa se nevojiteshin më shumë kohë dhe përgatitje për këtë qëllim. Një invazion në vitin 1940 kishte për të qenë një dështim.  Flota britanikë kontrollonte Kanalin, prandaj po të niste beteja e Britanisë,  Luftëaffe nuk do ta zotëronte qiellin në mënyrë që të mbështeste sulmin. Për më tepër, Hitleri ishte paarsyeshmëm i padurueshëm për ta sulmuar Rusinë.

Disa historianë thonë se Hitleri ishte i bindur se do vdiste i ri, para se ta shihte këtë ëndërr të realizohej. Kumarxhiu më i madh në histori vendosi të bëjë lëvizjen e vet.

Por sulmi, (në vend që të sulmonte Britaninë në 1940, apo B. S. me 1941), mund të ndodhnte në dy mundësi të ndryshme. Njëra, Hitleri ta vononte sulmin ndaj Rusisë deri në vitin 1942 apo 1943 (Stalini nuk kishte për të qenë më i zgjuar). Apo, Gjermania do ta vijonte sulmin mbi Britani ndërsa vazhdonte bllokadën detare për rreth Ishujve Britanikë.

Mandej pas një periudhe të caktuar përgatitjesh, një zbarkim amfib do niste mbi brigjet britanike më 1941 ose 1942. Kjo nuk është për të qeshur po të marrim parasysh se sa gjatë iu desh Aleatëve për ta përgatitur invazionin ndaj Gjermanisë- diçka që nuk do ndodhte para vitit 1944.

Mandej, pasi Britania do qe nënshtruar, Gjermania do niste përgatitjet për një sulm ndaj B.S.

Po të qe i suksesshëm “Luani i Detit”, qeveria dhe Mbretëtria Britanike do vendosej në Kanada. Që andej, duke punuar bashmë me amerikanët, Aleatët do planifikonin një invazion në Afrikë,  që do ndiqej nga inskursione në Itali dhe në Ballkan.  Një gjë është e sigurt sidoqoftë, kjo nuk kishte për të qenë e lehtë– veçanërisht në se invazioni gjerman ndaj B.S. do kishte sukses.

 

2. Japonia do hiqte dorë nga sulmi mbi Pearl Harbour

Lëvizja izolicioniste në SHBA ka qenë aktive deri në vitin 1941. Nuk është një përfundim pa bazë që vendi nuk kishte ndërmënd të hynte në luftë, veçanërisht pas përvojës së tmerrshme të Luftës së Madhe (Luftës së Parë Botërore). Por pas sulmit japonez në Pear Harbour, presidenti qe i detyruar ta bënte këtë.

x

Vendimi fatal i Japonisë për t’u ballafaquar me SHBA, erdhi nga nevoja e saj për të siguruar rezerva nafte dhe gome nga Kolonitë Lindore Hollandeze dhe Azia Juglindore. Në se ajo nuk do e sulmonte Haëai-n, politika e saj ekspansioniste do projektohej në SHBA, eventualisht të themi pas një invazioni ndaj Filipineve.

Por, për hir të argumentit, le ta zemë se SHBA nuk do kishin asnjë arsye për të hyrë formalisht në luftë. Në një skenar të tillë, Britania dhe aleatët e saj kolonialë do liheshin anash. Mbështetja e SHBA për Britaninë dhe BRSS do konsistonte përjashtimisht në ndihmë materiale. Forcat ajrore britanike do luftonin në Afrikë, me gjasë pa arritur kurrë aftësinë për ta pushtuar Italinë ose ndonjë rajon tjetër “lehtësisht të kapshëm”.

Nuk do hapej Fronti Perëndimor. Bashkimi Sovjetik mbase do ta kishte mundur Gjermaninë por kjo do kërkonte shumë më tepër kohë. Dhe në këto kushte, Stalini do kërkonte tërë Evropën për vete.

 

3. Gjermanët marrin Moskën më 1941

 

Një debat i gjatë ndërmjet historianëve ka qenë, në se Operacioni Barbarosa do kishte sukses. Disa gabime janë kryer gjatë këtij operacioni, përfshi vonesën 38 ditëshe të fillimit të invazionit dhe vendimin katastrofik të Hitlerit për të devijuar goditjen kryesore në jug, për ta ndihmuar Grupin Jugor të Ushtrisë për ta kapur Ukrainën, kështu duke vonuar sulmin mbi Moskë.

Në kohën që Grupi Qendror i Ushtrisë arriti në periferitë e Moskës në fillim të dhjetorit 1941- një largësi ngacmuese prej 15 miljesh (ushtarët gjermanë mund të shihnin qartë tymin e oxhaqeve në Moskë)- kish hyrë dimri, duke kërcënuar përgjithmonë planet e Hitlerit për ta marrë kryeqytetin e kombit.

Hitleri para ushtrise-2

Kjo është një nga ngjarjet më të rëndësishme të Luftës së Dytë Botërore, në mos më e rëndësishmja. Gjerat kishin për t’u kthyer  krejt ndryshe në se Bashkimi Sovjetik do binte.

Së pari, do rrëzohej një fuqi ushtarake e rëndësishme. Pastaj, e armatosur me burimet e gjera të Rusisë, rajonet e naftës në jug dhe rajonet hambarë drithi të Ukrainës, Rajhu i Tretë do qe kthyer në një autarki të fantazive të Hitlerit. Gjermania naziste do ngrihej si një superfuqi, eventualisht që do e mundëte Britaninë dhe do kërkonte tërë Lidndjen e Mesme për vete (me gjasë duke u lidhur më forcat japoneze).

Ajo do zhvillonte kapacitetet bërthamore, duke nisur një Luftë të Ftohtë me SHBA.

Frikshëm, nazistët do arrinin t’i vrisnin të gjithë çifutët dhe romët në Evropë. Dhe me anë të planit djallëzor të urisë do të ngordhnin urie dhjetëra miliona sllavë po ashtu, “duke pastruar” territoret e pushtuara të popujve të tyre autoktonë (Hitleri ishte një tifoz i madh i modelit të pionjerëve të Amerikës).

S’është nevoja të themi, kjo kishte për të qenë një katastrofë humanitare e një rendi shumë të lartë, një mundësi për të epokë të errët totalitare (ndonëse historia ka treguar se si dështoi Bashkimi Sovjetik)..

 

4. Rusia dhe Gjermania bëjnë një paqe të veçuar

 

Përfytyroni një skenar ku, si Hitleri ashtu edhe Stalini bëjnë një ujdi të ndërsjellë për t’i ndërprerë armiqësitë në Frontin Lindor. Me Paktin Ribentrop- Molotov, Gjermania mund t’i fokusonte përpjekjet e veta në mundjen e Britanisë.

 

Vyacheslav Molotov dhe Joachim ne Ribbentropsukë shtrënguan duart në Moskë, Rusi, 28shtator 1939..

Vyacheslav Molotov dhe Joachim

Ky ka qenë një farë stresi për të paktën dy arsye.

Së pari, Gjermania dëshpërimisht kishte nevojë për rezervat në naftë të Rusisë për të vazhduar përpjekjet e saj të luftës.

Së dyti, Stalini ka qenë jashtëzakonisht mëdyshues për ta lejuar Gjermaninë të vazhdonte vrapin për rreth Evropës; Rajhu i Tretë do vazhdonte të paraqiste një kërcënim serioz ekzistues për BRSS. Për më tepër, mundësia që të ndohte kjo ishte tepër frikësuese.

 

5. Nazistët zhvillojnë Bombën para Aleatëve

 

Dëshira e Hitlerit për të ashtuquajturat “armë të çuditshme”, nuk ka dyshim, tregon se ai do ta përdorte bombën atomike po ta kishte. Është i njëjti regjim, pas të gjithave, që zhvilloi një pararendës të raketave balistike ndërkontinentale. Nazistët kanë përdorur edhe mizat si armë kimike.

S’është nevoja të themi se kishte për të qenë një fatkeqësi për Aleatët në se Gjermania do ta kishte bombën e para. Kjo do i sillte fitoren Gjermanisë në të gjitha frontet. Për fat, nazistët asnjëherë nuk e vlerësuan potencialin e një arme që ishte kaq shumë e lidhur më “shkencën çifute”.

 

6. Nuk ka Front Perëndimor

Po të ishte për Uinston Ҫërçillin, Fronti  Perëndimor nuk do hapej. Nga kujtimet e Luftës së Madhe, Fronti Perëndimor do t’i shfaqej dendur atij, ai i bënte qendresë nisjes së një sulmi amfib në Francë, duke parapëlqyer, në vend të kësaj, strategjinë e tij “ndënbark”, atë të sulmit ndaj fuqive të Boshtit përmes Italisë dhe Ballkanit.

Ndërkohë që Shtetet e Bashkuara po e fuqizonin veten për luftë, Ҫërçilli dhe ushtarakët britanikë duhej të zinin një vend prapa planifikuesve amerikanë. Prandaj ndodhi sulmi mbi Normandi në qershor 1944.

Trupat amerikane kqyrin mjetet e koracuara gjermane të shkatërruara gjatë marshimit drejt Romës, 1944

Trupat amerikane

Natyrisht, Stalini e kërkonte gjithashtu Frontin Perëndimor- jo vetëm për të pakësuar humbjet e tmerrshme të Ushtrisë së Kuqe (Stalini do thosh më vonë. “Ju paguat me çelikun tuaj, ne paguam me gjakun tonë”), por gjithashtu për të parandaluar forcat rivale aleate që të instaloheshin në Evropën Qendrore dhe Lindore. Ai po shihte përpara një Evropë të paslufte dhe krijimin e një blloku komunist.

Por sikur Ҫërçilli të kishte ndjekur rrugën e vet, do kishte gjasë që të ndodhte invazioni i Italisë dhe i Ballkanit. Nga ana tjetër, (si një mënyrë shtesë) një forcë invazive do kish ardhë përmes Norvegjisë (ku Hitleri kishte përqendruar rreth 400 000 trupa gjatë tërë luftës, madje edhe kur Berlini ishte në flakë).

Kompleksiteti i luftës do kish qenë gjerësisht i ndryshëm, me një sasi të madhe  forcash antinaziste nga lindja dhe jugu. Është e vështirë të parashikosh se çfarë do ndodhte më pas, por një dështim i gjermanëve kishte ende gjasë. Sidoqoftë është interesante të mendosh për fatin e Francës në këtë skenar.

7. Komploti i 20 korrikut 1944 për vrasjen e Hitlerit të kishte sukses

Komploti për vrasjen e Hitlerit i 20 korrikut 1944 ka qenë një tragjedi në shumë nivele. Jo vetëm që ai dështoi në objektivin e tij të parë, por solli në kapjen e 7000 njerëzve, nga të cilët 4980 u ekzekutuan. Për më keq, ai solli në një fuqizim dhe radikalizim të mëtejshëm të partisë naziste.

I quajtur Operacioni Valkyrie, komploti ishte organizuar nga oficerët e Vermahtit që nuk e donin më Hitlerin. Ata shpresonin të bënin një paqe të veçuar me Aleatët dhe ta vijonin luftën kundër BRSS. Ka shumë pak gjasë, sidoqoftë, qe Aleatët Perëndimorë të mos e miratonin këtë (po të kujtojmë fjalimin e Ruzveltit për “dorëzimin pakushte”- dhe faktin që Aleatët kishin tashmë një marrëveshje për të mos e ndarë paqen në çfarëdo kushtesh).

Dhoma e punës e Hitlerit e shkatërruar, në Prusinë Lindore

Dhoma e punës e Hitlerit e shkatërruar, në Prusinë Lindore

Është bërë shumë debat se çfarë mund të kishte ndodhur në se Hitleri do qe vrarë gjatë luftës. Nuk ka të ngjarë që vdekja e tij të sillte shkatërrimin e partisë naziste ose mundime lufte. Madje edhe sikur Claus von Stauffenberg, një anëtar udhëheqës i Komplotit Valkyrie, ta pranonte këtë ai “do hynte në historinë e Gjermanisë si një tradhëtar”.

Me të vërtetë, pavarësisht gjendjes së nderë të luftës, kulti i personalitetit që rrethonte Hitlerin ishte tepër i gjallë dhe i mirë.

Po të kishte patur sukses komploti, sidoqoftë, një skenar i mundëshëm do vijonte me Hermann Geringun ose më fanatikun Heinrich Himmler që do zinin vendin e Hitlerit. Edhe ata kishin për t’i kapur dhe ekzekutuar komplotuesit. Nazizmi do vazhdonte luftën, por do kishte një shans në rritje për një dorëzim më të hershëm (ndonëse regjimi do akuzohej padyshim se po kryente një Luftë të Madhe me Shtab në Prapavijë). Gjermania do mund të shmangëte potencialisht kataklizmën që do e pllakoste në muajt në vijim.

Një skenar tjetër i mundëshëm do ishte që vdekja e Hitlerit do nxiste një qendresë më të madhe të brendëshme-  diçka si luftë civile. Por duke pasur parasysh patriotizmin gjerman të njohur gjerësisht dhe ndjenjën e tyre të detyrës, ky skenar është pothuaj i pamundëshëm.

 

8. Ushtria e Kuqe e Stalinit do vijonte drejt Perëndimit pasi të merrte Berlinin

Kur Beteja e Stalingradit kish mbaruar, Bashkimi Sovjetik e kishte kaluar veten nga statusi i një Fuqie të Madhe në diçka të afërme me një Superfuqi. Në fillim të 1943, nuk kishte më dyshime se Ushtria e Kuqe e Stalinit po e zbythëte Vermahtin drejt Gjetrmanisë. Ndërsa ajo përparonte, territore të mëdha pushtoheshin prej saj. Pikërisht këto do formonin më vonë “Perden e Hekurt” që do e ndante Evropën Perëndimore nga Lindja.

Sikurse ka shënuar historiani Anthony Beevor, Stalini- për një kohë të shkurtër- e ka pasë marrë seriozisht idenë për ta marrë tërë Evropën për vete.

Ushtria ruse

Dhe ai kish mundur ta bënte këtë, pavarësisht faktit që Rusia po importonte sasira të mëdha materialesh dhe pajisjesh nga SHBA (ushtarët rusë hanin ushqim të konservuar amerikan dhe përdornin xhipe dhe kamiona Studebaker). Por pas rënies së Berlinit, Ushtria e Kuqe kishte 12 milionë ushtarë të shpërndarë në 300 divizione të fuqishme. Ndërkohë, Aleatët kishin katër milionë ushtarë në 85 divizione.

Sipas V.E.Day, amerikanët kishin ende disa muaj, përpara se të zhvillonin bombën atomike- kohë kjo e mjaftueshme për sovjetët për t’i përzenin aleatët në ujrat franceze. Ҫfarë do të ndodhte pas kësaj, me ardhjen e bombës, është diçka që secili e merr vesh.

 

9. Ҫërçilli do niste menjëherë Luftën e Tretë Botërore

Na duhet ta marrim parasysh edhe Operacionin e Pamendueshëm të Ҫërçillit- vijimin e luftës kundër Bashkimit Sovjetik pas rënies së Gjermanisë Naziste. Sikurse Stalini, Ҫërçilli i kishte parashikuar rrethanat e pasluftës dhe mendonte në se do ishte koha më e mirë për të nisur Luftën e Tretë Botërore.

Ҫërçilli

Por mendjet e ftohta e ndalën atë. Ushtria e Kuqe ndali në Berlin dhe Ajzenhaueri asnjëherë nuk e mori parasysh vijimin e luftës kundër Të Kuqve (ndryshe nga bashkëatdhetari i tij George Patton).

 

10. Aleatët invadojnë Japoninë në vend që të lëshojnë atje bombën atomike

Bomba u lëshua mbi Japoni sepse ekspertët ushtarakë i paarqitën presidentit Truman projekte që tregonin miliona humbje jetësh të amerikanëve, në një kohë kur Japonia do dorëzohej (këto projekte bazoheshin në humbjet gjatë luftimeve për Okinavën).

Në se Trumani do kundërshtonte lëshimin e bombës, “Operacioni Doënfall”, do vihej në veprim- dhe ky kishte për të qenë operacini më i madh amfib në historinë njerëzore.

Operacini Doënfall.

Operacini Doënfall

Operacioni në dy pjesë duhej të niste në tetor 1945.

“Operacioni Olimpik” do siguronte kapjen e një të tretës jugore të ishullit kryesor jugor japonez, Kyushu, ndërsa Okinava do përdorej si zonë mbështetëse.

Pastaj, në pranverë 1946, “Operacioni Coronet” do siguronte pushtimin e Kanto Plain, pranë Tokios.

Bazat ajrore në Kyushu të kapura gjatë operacionit Olimpik, do lejonin mbështetjen ajrore nga toka për këtë fazë të dytë për një mbrojtje të gjithanshme të Kyushusë. Po qe se kjo dështonte kishte për të qenë diçka shumë e përgjakshme.

Përktheu nga anglishtja: Bardhyl Selimi, gusht 2015

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch