Home » Opinione » SI PO AVULLOHEN PARATË E SHËRBIMEVE PUBLIKE?!

SI PO AVULLOHEN PARATË E SHËRBIMEVE PUBLIKE?!

Shkruan: Rifat Musliu

 

Këshilli Komunal i Komunës së Bujanocit, e ka hapur kuletën në prag të zgjedhjeve të reja, pikërisht në fund të mandatit të tij, për të sajdisur miqtë, akrabatë dhe mediumet, të cilat do t’ia trumbetonin fushatën në zgjedhjet lokale dhe parlamentare.

 

Nga mjetet e shërbimeve publike, ky Këshill Komunal, ka ndarë 1 milion e 800 mijë dinarë për përkrahjen e mediumeve elektronike lokale, kinse për të përcjellë punën e administratës komunale, për të qenë transparente, meqë thithin një pjese te buxhetit të Komunës se Bujanocit.

 

Nga ky kulaç i buxhetit komunal, pjesën më të madhe e rrëmbeu TV “Spektri” në vlerë prej 1 milion e 250 mijë dinë, pastaj RTV “Aldi”, 300 mijë dinë, portalet: presheva.com, 100 mijë din. dhe preshevanews e bujanoci,net nga 75 mijë din.

 

Kontratat kur do t’i firmos kryetari i Komunës së Bujanocit Shaip Kamberi, duhet të ketë parasysh transparencën e këtyre mediumet, të cilat hanë “bukën e komunës a i bajnë gajlet e huaja!”, a sa për transparencë as që duhet diskutuar.

 

TV “Spektri”, në dhjetor të vitit 2011 nga buxheti i komunës ka marrë 500 mijë din, kurse tashti edhe 1.250.000,oo din, pra brenda jo më shumë se 3 muaj kjo shtëpi private mediale ka thithur nga buxheti i komunës 1.750,000,oo din (më shumë se 17 mijë euro).

 

Nëse këto para me kontratë dhe konkluzion, kjo shtëpi mediale i ka marrë për ta përcjellë aktivitetin e administratës komunale, nuk mbahet mend nëse në ekranet e këtij mediumi të jetë parë kryetari i Kuvendit Komunal, Jonuz Musliu, njeriu i parë i legjislativit, ose ndonjë drejtor, që drejton ai dhe partitë e tjera, përveç PVD-së. Në këtë drejtim nuk duhet harruar se në këshillin komunal edhe përfaqësuesit e subjekteve tjera partnere të qeverisjes lokale i kanë votuar vendimet për t’iu dhënë ndihmë këtyre mediumeve jo shumë transparente gjatë raportimit të tyre nga aktivitetet e administratës komunale dhe drejtorateve të Komunës së Buajnocit.

 

Ndërkaq RTV “Aldi”, merr para nga Komuna e Bujanocit për ta përcjellë aktivitetin e PVD-së në Preshevë, ngase RTV “Presheva” merret si  shtyllë informative e PDSH-së.

 

Nga paratë e taksapaguesve të Komunës së Bujanocit, po “dariten” edhe disa veprimtari personale e kolektive, të cilat nga këto të mira po mundohen t’ia kthejnë me “votë”, PVD-së në Bujanoc e cila në këto tri palë zgjedhje ka qeverisur vendin me ekzekutivin.

 

Zgjedhjet e reja lokale në Bujanoc, do të sjellin një frymë të re udhëheqëse, e cila nuk do të jetë e denjë të bëjë këso fiskulturash në dëm të kurrizit të popullit, i cili më së shumti pëson nga këto lëvizje politike provinciale.

 

Bujanoc, 21.03.2012

3 Responses

  1. Gazetari thotë:

    Pajtohem plotësisht me autorin e këtij teksti, unë e përcjell rregullisht SPEKTRIN dhe nuk e mbaj në mend kur smrami her në ekranin e SPEKTRIT është paraqitur Jonuz Musliu, ama i kam informatat se xhdo her që ju ndahen Pare këtij mediumi votojn edhe këshilltarët e Partis LPD të Jonuz Musliut, kështu që nuk e kam të kjart se cka po ndodhë, a thua cka po fshihet prapa këtyre lojrave, është në pytje interesi, FROGA apo dic tjetër!? Gazetari.

  2. luani thotë:

    Dëshira e Shaip Kamberit dhe e PVD-së për të pasur hapësirë mediale në Spektri është e vetmja arsye e ndarjes së mjeteve financiare këtij mediumi. Ndërsa sa i përket Jonuz Musliut dhe votave të partisë së tij pro këtij vendimi përkon me faktin se ky njeri dhe partia e tij e kanë humbur aftësinë për t’i dalluar aletatët dhe kundërshtarët. Për Jonuzin të gjithë në të njëjtën kohë janë edhe aleat edhe kundërshtar. Ai është faktor zero pozivit, pra ju jep të gjithëve, gjegjësishtë nga ai marrin të gjithë, ndërsa ai nuk e di se çka po jep, sa po jep, kur po jep, kujt po i jep… por ashtu koti… jep e nuk merr asgjë, ose merr më të keqen e të gjithëve.

  3. gzimi thotë:

    o keta ja kan kajt nonen tu vjell etash i ka ardh voja e skan vend ku me maru vendin e tash paret e buxhetit qe jan per popull ja japin qeter kuna o keta hajna jan krjet shkoni ne ambulant te bujanovcit ska as nje injekcion e asgje ska krjet duhet me pare me i blejt e keta tash jan qu keshe un dot punoj e parat e bursave kan humb ku shkun ato para a din dikush me tregu e sa vet jan ne pun shikoni se shpar profesora e profesaresha kemi ne shkollen e mesme dikush e ka shti vajzen e vet qe dy lidhje si ka me dhon mesim e dikush me diplom te bleme e femit tan tani do te jesin sakata prej ketyrve mesimdhensve e hajd medet per popullin tond qe sdi me mendu as pak se ketu po shkon puna krjet me njoftesi e po lipin dishka mu bo ketu si ne komun e ashtu edhe ne venda qera ne komunen e bujanovcit a nuk jan ka e shofin ket kris sa e ka komuna e keta tash keshe po punojn 3 vejt e gjyym kan flet etash keshe po punoj ketu duhet krjet ne komun me i nderu prej te parit e deri te i mrami edhe ne shkoll te mesem qe jan ka i shtijn femit evet ne pun pse jan aty e tash edhe femit ne pun me i shti qe as diplom nuk ka e keshe ajo me mesu dikond hajd medet per neve shka ka me na gjet as qe e kam ndermedn me dal me votu e me ja dhon voten dikuna e voten teme nuk e meriton as kush se dikush i ka ka 2 apo 3 puna e dikush as nje a esht e drejt qekjo tregoni nese e shefni ju ne regull ateher rini durt kryq e nese mendoni qe nuk esht e drejt ateher duhet te meren masa ndaj atynve persona meni her ok

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch