Home » Lajme, Opinione » Si po tradhtohet Ibrahim Rugova ?

Si po tradhtohet Ibrahim Rugova ?

Haziri dhe myftiu i PrishtinesMë kujtohen fotot  që Ibrahim Rugova  i mbante në mur ; dhe me krenari i tregonte botës se ne nuk jemi ashtu se si na kishin propaganduar serbët nëpër botë. Edhe ne , të vendit , por më shumë të huajt ; miqt dhe dashamirët thoshinin ; “ Ja, më në fund një lëvizje gjithëpopullore shqiptare e Kosovës , ndryshe nga ajo se si e kishim menduar !”.

Kohët kaluan , ndodhi çka ndodhi dhe dalë nga dalë filluan të çfaqën bindjet e fshehura të bashkëpunëtorëve të tij , të cilat bindje sikur ai ta dinte do ti këpuste në rrënjë . Por ç`ti bëjshë ?
Koha , interesi personal , “ obligimet “ ( ndaj të varurve )  ndoshta edhe më shumë se kjo që e shkrova, e shpalosën fytyrën  e hipokrizisë së fshehur që nga fillimet e viteve të 90-ta.|

“Margaritarët” e LDK -s , filluan , që moti ta shfaqin “ shkëlqimin “ e tyrë të futur në sirtarët e porositësve dhe  të na mbyllin sytë nga vezullimat e tyre mashtruese me dekada.
Ndoshta ligjet tona janë ( me qëllim ) jo mirë të saktësuara  ; a ka të drejtë një kryetar komune i Kosovës që unilateralisht , publikisht dhe pafytyrësisht t`i shfaq bindjet dhe qëllimet e tija fetare ?
E di  i pari i Gjilanit , që se pari ne si Kosovë e re jemi shtet laik ; dhe së dyti në Gjilan, rrethinë dhe më gjerë në Kosova kemi bashkatdhetar të besimtar edhe të besime tjera ?

Në Kosovë nuk ka supremaci fetare  !

“LDK-ja me ka dhënë shumë dhe nuk i kërkoj asgjë me shumë. Këto 25 vjet jam në mandatin e dytë si nënkryetar”, ka thënë ai(https://www.indeksonline.net/lajmet/16847/haxhi-lutfi-haziri-ne-jemi-te-perkushtuar-per-fe-dhe-atdhe-une-e-kam-kryer-haxhin/
. Dhe Rugova qenka qenë i panjohtuar me temperamentin e nën kryetarëve të tij ? Nuk e besoj , por nejse ; çdo gjë është e mundur në Kosovën tonë të pasluftës.

“Anamorava e dinë që jemi të përkushtuar, në dy gjëra ne si familje, në atdhe dhe fe. Unë e kam kryer haxhin”, ka thënë në Haziri.
Cila qenka feja e Anamoravës dhe a paska atdheu ynë një fe ? Fjalë boshe por të porositura me afat të gjatë  e me qëllim të tharbët për ardhmërinë e Kosovës.
I lus  lexuesit që mos të më lënë të vetmuar në pyetjen time, a e meriton Kosova e sotme një njeri , një kryetar komune në shtet me kushtetutë shtet laik “ : Haxhi Lutfi Haziri: Ne jemi të përkushtuar për fe dhe atdhe, unë e kam kryer haxhin!

Fahri Xharra,18.06.16
Gjakovë

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch