Home » Lajme, Shoqëria Civile, Vendore » SI PO ZBEHEN TAKIMET E VENDLINDJES NË MEDVEGJË?!

SI PO ZBEHEN TAKIMET E VENDLINDJES NË MEDVEGJË?!

Tupalla 2015Manifestimi tradicional “Takimet e Vendlindjes 2015”, në Tupallë të Medvegjës, ka filluar ta humb kuptimin e një feste gjithëpopullore, që kishte dikur.

1 Maji, kjo festë, kaq e dashur jo vetëm për medvegjasit, ka filluar, ka filluar të zbehet në krahasim me periudhat e mëparshme. Pse?

1 Maji, i cili njihet si dita ndërkombëtare e punëtorëve, e që përcillet shpesh me protesta në mungesë të lirive të punëtorëve, në Medvegjë, është shënuar si festë pranvere, si një ditë e takimeve të vendlindjes.

Me vite të tëra, kjo festë në Tupallë të Medvegjës, është shoqëruar me programe të pasura kulturore, muzikore, valltare e sportive.

Shoqëria Kulturore Artistike “Shqiponjat e Medvegjës dhe shoqëri të tjera simotra nga Presheva, Bujanoci dhe Kosova, me tingujt muzikor dhe vallet gazmore, kanë mbushur gëzim dhe hare këto troje etnike shqiptare, të cilave u buzëqeshi fati i hidhur të mbeten pa njerëz.

1 maji i vitit 2015, i gjeti  medvegjasit, më shumë se kurrë të përçarë, të çorietuar dhe të katandisur si mos më keq. Ata i përcolli një klimë jo e favorshme, që festën e 1 Majit ta shënojnë me dinjitet si dikur. E para ardhja e masave të dhunshme në Komunën e Medvegjës, pastaj përçarjet në skenën politike shqiptare të kësaj komune, si dhe sindromi i inateve, smirës dhe përgojimeve, ndikuan që shqiptarët e kësaj komune, të shpërndarë nëpër shumë qendra të botës, në shenjë të kësaj ditë të madhe, mos të bëhen bashkë.

Pavarësisht nga këto ndarje të natyrës politike, u gjetën disa familje medvegjase, të vijnë në manifestimin tradicional “Tupalla 2015”. Këto familje nuk shkuan në Shqipëri e as në Gërmi (Kosovë), për ta shënuar 1 Majin, por erdhën në vendlindje, për t’i vizituar trojet e tyre, varret e të parëve si dhe për ta mbajtur gjallë lidhjen me të afërmit, të cilët kanë mbetur për të jetuar në Medvegjën martire.

Këto familje u çmallën me “Shqiponjat e Medvegjës”, të cilat me këngë e vallëzim, i mbushën plot optimizëm me sloganin: “Dojeni Atdhe’n, si shqiponja folenë!”.

Qytetarët e Medvegjës, u çmallën me takimet familjare, me përshëndetjet vëllazërore, me cicërimin e zogjve, këngën e bilbilit dhe qyqes, si dhe me fjalimet e të të zgjedhurve të popullit, të cilët i prinin këtij organizimi, me mesazhet si të kahershme: “Mos e lëshoni vendlindjen, mbrojeni pragun e shtëpisë, se guri më rëndë peshon në vendin e vet e kështu me radhë.

“Shqiponjat e Medvegjës” e mbyllën programin festiv të 1 Majit, me këngë, valle, lojëra sportive e fjalime premtuese se në të ardhmen këto festa do t’i shënojmë, në rrethana më të mira!”. Mbase…..

Rroftë 1 Maji!

Shoqëria Civile “Perspektiva”, Bujanoc

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch