Home » Opinione » Si ta dallojmë ekstremizmin islam?

Si ta dallojmë ekstremizmin islam?

Nehat Hyseni-3Shkruan: Nehat Hyseni

Debatet reth ekstremizmit fetar në Kosovë dhe në viset tjera të banuara me shqiptarë janë bërë temë e nxehtë  kohëve të fundit.

Alarmin për paraqitjen e rrezikut real nga ekstremizmi islam e ndezi sidomos skena makabre e  të riut shqiptar nga rethina e Kaçanikut, Lavdrim Muhaxheri, i rekrutuar në luftën e Sirisë, e publikuar në internet dhe mediet tjera, duke ekzekutuar me thikë një person.
Kjo skenë së shpejti mori dhenë dhe i ndezi dritat e alarmit për rrezikun e ekstremizmit fetar në Kosovë. Madje reagoi edhe Presidentja Jahjaga, e cila brenda pak ditësh mbajti dy takime me kreun shtetëror të Kosovës, me qëllim të mobilizimit të të gjitha institucioneve shtetërore të Kosovës për t’u mbrojtur nga kjo dukuri e rrezikëshme shoqërore.
Por, me këtë rast, shfaqet nevoja e dallimit midis ekstremizmit fetar dhe besimtarve të devotshëm fetarë. A thua, shoqëria shqiptare, veçanërisht ajo kosovare, e ka të qartë dallimin midis dy kategorive të përmendura?

Druaj se, sidomos kur bëhet fjalë për fenë islame, gjërat  shpeshëherë ngatërrohen, ngjajshëm me situatën e viteve të tetëdhjeta, pas demostratave të vitit 1981, kur luftohej “nacionalizmi dhe irredentizmi shqiptar”dhe  kur kufiri ndarës midis nacionales dhe nacionalistes, kur ishte fjala për shqiptarët, ishte shlyer fare!

Natyrisht, duke i futur në një kallëp të gjitha vlerat  e mirëfillta kombëtare të shqiptarve dhe duke i cilësuar si  negative dhe të dëmshme, që atëbotë  përmblidheshin me termin me konotacion negative, “nacionalizëm”.
Druaj se edhe tani, duke dashur që ta luftojmë ekstremizmin fetar në Kosovë, e veçanërisht ekstremizmin mysliman, mund të bijmë në grackat e përmendura sikur  veprohej dikur me “nacionalizmin dhe irredentizmin shqiptar, poqese nuk e ndajmë qartë “shapin prej sheqerit”, dmth poqese nuk e përkufizojmë në mënyrë eksplicite nocionin e “myslimanit të devotshëm”, normal, etj., nga “ektremizmi islam”.
Çka quajmë ekstremizëm islam?
Sipas mendimit tim, së pari duhet bërë një analize të shkrutër, qoftë edhe sipërfaqësore, të gjendjes së komunitetit mysliman të shqiptarve në përgjithësi, dhe të shqiptarve mysliman të Kosovës, në veçanti.

Prandaj, për këtë qëllim, për arsye metodologjike, mendoj se duhet ndarë disa kategori myslimanësh:

  1. 1.    Myslimanët e rëndomtë
  2. 2.    Myslimanët e devotshëm
  3. 3.    Ekstremistët islamikë

1.Sa i përket kategorisë së myslimanëve të rëndomtë, të cilët përbëjnë shumicën absolute të komunitetit mysliman në përgjithësi, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe në Luginë të Preshevës. Madje, kjo kategori përfshinë mbi gjysmën e shqiptarve, kudo që janë.

Në këtë grup përfshijmë shqiptarët myslimanë, të cilët  kryesisht nuk e falin  fare namazin, ose e falin vetëm ditëve të premte dhe pjesërisht ndonjëherë namazet tjera, nuk e agjërojnë fare, apo pjesërisht e agjërojnë Ramazanin, port ë gjithë, ose pjesa absolute e tyre i festojnë fetsat fetare, Bajramin, nuk e praktikojnë mbulesën fetare (shaminë)të femrave, kryesisht nuk e konzumojnë mishin e derrit dhe në fund fare, të gjithë varrosen me rite fetare islamike.

Ndoshta këto do të ishin karakteristikat e përbashkëta për këtë kategori besimtarësh myslimanë, edhepse ato dallojnë sipas viseve të ndryshme shqiptare.

2. Myslimanët e devotshëm, apo praktikuesit e rregulltë të normave dhe rregullave fetare islamike përfshijnë grupin e besimtarëve myslimanë të cilët në mënyrë strikte e falin namazin pesë herë në ditë, praktikojnë mbulesën e femrave, agjërojnë muajin e Ramazanit dhe faljen e namazit të teravive, një pjesë e tyre lëshojnë mjekrra tipike islame, absolutrisht nuk e konzumojnë alkoolin, nuk u përzihen të tjerëve, por të njerjtën e kërkojnë edhe nga të tjerët, absolutisht nuk e konzumojnë mishin e derrit, etj.

3. Eksrtremistët islamikë karakterizohen me agresivitet, jotolerancë, me gadishmëri që ta përdorin dhunën ndaj “pabesimtarëve”, bëjnë kategorizimin e njerëzve në “besimtarë” dhe “jobesimtarë”; pjesëtarët e sekteve dhe shkollave të tjera të islamit i quajnë të “pa fe” dhe “jobesimtarë”, prandaj edhe e konsiderojnë obligim luftën ndaj tryre dhe e konsiderojnë legjitime dhunën ndaj të tjerëve.

Ata janë të gatshëm të luftojnë “për Allah” dhe të kryejnë krime të rënda. Kanë prirje dhe synime ta fusin islamin në poltikë dhe kundërshtarët e tyre ideologjikë i quajnë si caqe legjitime për ushtrim dhune.

Duhet theksuar se,edhepse thirren në islam, veprimet e tyre makabre nuk kanë asgjë të përbashkët me normat islame.

Veprimi i tyre shkatërrues vërehet gjithandej në botën islamike, si psh. në Afganistan, në luftën e Sirisë, në Irak me formimin e të ashtuquajturit shtetit islamik ISSIS, në Libi, dhe pothuajse në të gjitha shtetet e tjera islamike.

Ata nuk hezitojnë të sulmojnë madje edhe xhamitë e sekteve të tjera islamike, duke hedhur shpeshë edhe bomba gjatë frekuentimit të tyre më të madh gjatë fetsave fetare apo gjatë faljes së namazit të xhumasë ditëve të premte.

Ekstremistët islamikë, edhepse thirren në islam, ata paraqesin pikërisht antipodin e islamit dhe normave të mirefilta të islamit si fe paqëdashëse dhe solidarizuese me të dobëtit dhe të vobektët.

Metodat e tyre të veprimit janë të papranueshme dhe ata thellë e kanë kompriomituar fenë islame në botë me veprimet e tyre terroriste, duke e etiketuar kështu në botë tërë fenë islame si fe terroriste.

Pra, dallojmë një spektër të gjërë të (mos) praktikimit të islamit tek ne dge kam përshtypjen se shpeshë i ngatërrojmë këto nocione.
Sidomos bien në sy prirja për të mos i dalluar myslimanët e devotshëm nga ekstremistët islamë në Shqipëri.

Kjo dukuri bien në sy sidomos në kulturën e të ushqyerit. Meqë në Shqipëri, për dallim nga shqiptarët myslimanë nga Kosova, Maqedonia, Presheva dhe Mali i Zi, që rreptësisht i përmbahen mosngrënies së mishit të derrit, myslimanët e Shqipërisë, në pjesën më të madhe, madje thuhet se mbi 90% e tyre nuk e përfillin fare, ose vetëm pjesërisht e respektojnë këtë tabu islam.

Kështu, gjatë pushimeve dhe qëndrimit në Shqipëri, shqiptarët myslimanë të këtyre trevave ballafaqohen me probleme reth ushqimit, duke u orientuar tek shitoret me ushqim “hallall” dhe në restoranet ku kanë besim.
Pikërisht ky fakt, më ka rënë shumëherë rasti që ta dëgjoj me veshët e mi se cilësohet si “ekstremizëm” islamikë, paçka se tek ne në Kosovë dhe viset e tjera të banuar me shqiptarë myslimanë, cilësohet si normë elementare e praktikimit të islamit.
Pastaj, agjërimi i Ramazanit dhe falja e rregulltë e  namazit, gjithashtu shpeshëherë cilësohet si ekstremizëm, apo radikalizëm islamik.
Pra, i veçova vetëm disa shembuj sa për të ilustruar faktin se si ngatërrohen në jetën e përditëshme nocionet e myslimanit të devotshëm dhe normal, me atë të ekstremizmit, apo të radikalizmit islamik.

Natyrisht se ngatërrimi i tillë  kategorisë së myslimanëve të devotshëm me ekstremistët islamikë, gjithashtu sjellë dëme të mëdha në shopqërinë tone.

Sepse, praktikuesit e devotshëm të islamit janë qytetarë të ndershëm të shoqërisë tone, të cilët kanë të drejtë që t’I shfrytëzojnë frytet e demokracisë dhe t’i praktikojnë lutjet fetare dhe besimin a vet fetarë, absolutisht të papenguar nga askush.

Ata janë kontribues të shoqërisë tone dhe paraqesin qytetarë shumë të dobishëm në shoqëri, meqë me pastërtinë e tyre morale e shpirtërore I kontribuojnë luftimit të dukurive negative në shoqëri, si psh. luftës kundër drogës, prostitucionit, dhunës, jomoralitetit, etj., kurse ekstremistët islamikë janë e kundërta e tyre, të cilët  mbjellin gjithëkah dhunë e terror.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress