Home » Opinione » Si të çlirohemi nga vetvetja?

Si të çlirohemi nga vetvetja?

Nehat HyseniQeverisja e një vendi është e rëndësishme dhe ka ndikim në mbarëvajtjen e shoqërisë në përgjithësi, në ekonomi, arsim, shëndetësi, etj.

Prandaj, për një shoqëri është tejet me rëndësi që të ket një mirëqeverisje, që do mundësonte mirëqenie, efikasitet dhe përparim.

Sidomos në ekonomi, qeverisja ka ndikim, do të thoja determinues në (mos) sukseset e bizneseve, kurse ato në mirëqenien shoqërore.

Sepse, pa ekonomi të suksesshme, nuk as mirëqenie e as shoqëri të suksesshme.

Si ndikon (mirë) qeverisja në ekonomi dhe biznese?

Në rend të parë, qeverisja në të gjitha nivelet, duke filluar nga  niveli lokal, rajonal dhe shtetëror , ndikojnë duke krijuar rethanat administrative, ligjore e infrastrukturore për mbarëvajtjen e ekonomisë dhe bizneseve, në menaxhimin e mirë të parasë publike, etj.

Pikërisht këtu edhe lindin problemet me qeverisjen tek ne, e cila len shumë për të dëshiruar, meqë mentaliteti ynë qeverisës ka hyrë thellë në ujërat e korrupsionit, klientelizmit, imponimit të interesave grupore e individuale mbi interesat e përgjithëshme shoqërore e shtetërore.

Ky mentalitet i mbrapshtë i kapjes së shtetit nga individë të caktuar, të cilët në emër të “meritave” të luftës, shumë haptas u deklaruan se shteti është pronë e tyre, meqë ata paskan luftuar për këtë shtet!

Pra, na doli puna se klasa e shumicës së politikanëve të Kosovës u (vet) deklaruan si “çlirimtarë”, që u jepte “legjitimitet për të (keq) qeverisur me Kosovën. Edhepse askush nga ne  kurrë nuk e kuptuam me tamam se: Kush, vallë, na çliroi?!

Instalimi i mentalitet të korrupsionit ekstrem ia ka zënë frymën shoqërisë dhe shtetit. Pa ryshfet, as çertikatën e lindjes nuk mund ta nxjerrim. Kurse për sferën e prokurimit publik dhe tenderave, më mirë të mos  flasim fare, sepse muhabeti na çon larg, shumë larg.

Arroganca e (keq) qeverisjes është e madhe. Dhe sa më e madhe është arroganca e tyre, aq më shumë krijohet klima më e volitëshme për korrupsion. Kurse, sa më i madh është korrupsioni, aq më e dobët është ekonomia jonë dhe aq më e zymtë dhe e pashpresë është ardhmëria jonë.

Natyrisht se sa më shumë që të aftësohemi dhe të përkushtohemi ne si shoqëri e si shtet në luftën kundër korrupsionit dhe dukurive të tjera negative, aq më mirë do të jetë e ardhmja jonë.

Pra, vet ne duhet t’i gjejmë shtigjet dhe rrugët për të dalur nga ngulfatja e

korrupsioni, që ka përfshirë pothuajse të gjitha segmentet e jetës publike, duke filluar nga shëndetësia, ky profesion human, që aq shumë është fëlliqur moralisht.

 

Matrapazllëku me stentat dhe jetët e njerëzve, ka arritur absurdin.

Ngjajshëm është situata në gjykata dhe përgjithësisht në drejtësinë kosovare.

Shumëkush e shtron pyetjen se a thua, vallë, a eksiston fare drejtësi  (e mirëfilltë) këtu?

Sepse, drejtësia, ashtu si mjekësia dhe mundësia e shkollimit të mirë, punësimit dhe

përparimit janë të lidhura në rend të parë me pasurinë dhe afrinë me pushtetin.

Pushtetmbajtësit i ndajnë tenderat “sipas ligjit”, duke i përshtatur ata për

klientelën e vet dhe bizneset që nuk janë politikisht me ata, si dhe të paguajnë përqindjen, apo “ujemin”, mbeten krejtësisht jashtë lojës dhe mundësisë për të mbijetuar ekonomikisht, duke u detyruar që t’i mbyllin bizneset e veta dhe t’I lëshojnë punëtorët nga puna, duke e shtuar kështu edhe më shumë armatën e kosovarëve të dëshpruar e të pa punë, pa mjete minimale për ekzistencë, pa perspektivë e pa shpresë, të cilët krijojnë kolona të gjata dhe mbushin stacionat e autobusëve, duke ia mësyer ekzodit dhe shpërnguljes drejtë rrugës së panjohur e të errët, me plotë rreziqe, të panjohura, vuajtje e sfida, duke përfunduar nëpër kalvare të pa fund.

Krejtë kjo katandisje është duke ndodhur sot, në “Kosovën e lirë dhe të pavarur”.

Derisa kjo Kosovë u çlirua nga armiku (Serbia) edhe me kontributin e këtyre të pashpresëve, megjithatë detyrohen që ta lënë këtë “liri”.

Sepse, sa duket, ajo tani për tani është e rezervuar vetëm për disa, dmth për një pjesë të vogël të shoqërisë tonë. Mjerisht, armiku (Serbia) iku nga Kosova, por të këqiat dmth keqqeverisja, korrupsioni e hajnia na mbetën.

A thua, vallë, kush do të na çliroj nga vetvetja jonë?

Shkruan: Nehat Hyseni

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch