Home » Histori » SI U PËRCAKTUA KUFIRI ETNOGRAFIK I SHQIPËRISË NATYRALE NGA NJË SERB I KARPATEVE TË RUSISË MË 1869

SI U PËRCAKTUA KUFIRI ETNOGRAFIK I SHQIPËRISË NATYRALE NGA NJË SERB I KARPATEVE TË RUSISË MË 1869

Shkruan: Reshat AVDIU *  Janar, Preshevë  2014.

 

SI U PËRCAKTUA KUFIRI ETNOGRAFIK I SHQIPËRISË NATYRALE NGA NJË SERB I KARPATEVE TË RUSISË MË 1869

 

Nuk është aspak e mundur dhe e lehtë për ta shkruar dhe trajtuar një temë kombëtare të Shqipërisë së bashkuar, për pa e marrë parasysh zhvillimin e saj historik, nëpër cilat krejake kishte kaluar shqipja jonë ndër shekuj e ndarë dhe e copëtuar nga invadorët e huaj.

Për me qenë puna më e plot, nevojitet me i shpjegua disa veçori  si  shumë  të  rëndësishme.  Para  se   gjithash   është   e   rëndësishme me i përshkrua aproksimativisht kufijtë e Shqipërisë së Vjetër, ose më mirë me thanë të Kombit Shqiptarë. Kufijtë  e sotëm të Shqipërisë londineze janë shumë më të ngushtë, seç duhen të jenë realisht këta kufij etnografik shqiptarë.

Për qëllimin tonë praktikë të studimit të rrjedhave historike të tabu temave të kahershme duhet me e marrë në shpjegim pavarësinë e Shqipërisë sonë. Nga kjo pikëpamje mundemi me e vazhdua historikun e përpjekjeve të ashpra nëpër cilat etapa të vrazhda kishte kaluar ajo. Duke u orvatur më se njëzet shekuj me luftëra kombëtare për ta ruajtur dhe mbrojtur shtrirjen e saj territoriale dhe etnografike. Për këtë mendim të përbashkët të shqiptarëve janë shkruar dhe trajtuar tema të paanshme, për trojet e Shqipërisë së Vjetër, brenda së cilës banon dhe gjallëron një shumicë absolute e etnosit që e flet gjuhën shqipe.                                          Këta kufij etnik shqiptarë fillojnë prej buzëdetit Adriatik, dhe atë nga gryka e Shpuzës, pastaj duke vazhduar në veri të Tivarit, dhe përmbyllen duke e ndjekur drejtimin në verilindje të liqenit të Shkodrës, malet e Tërgovishtës, (Treguari) të Shkodrës, Hotit, Grudës, Gucisë, Plavës, Pejës dhe krejt rrafshin verior të Mitrovicës, e deri në katundet e Pllanës së Madhe, Nishit, Kurshumlisë dhe Prokupjes: Nga Molla e Kuqe e Nishit vija e demarkacionit kufitarë zbret kah jugu deri në Kumanovë duke e ndjekur pastaj vijën kufitare në drejtim të Shkupit, Monastirit, Janinës, Kosturit, Artës, Prevezës, Gumenicës dhe ishujve ku jetojnë edhe sot arvanitasit si në: Athinë, Hidra, Atikë, Salamani, Livadhjas, Mesologji, Korinth, Pire, Rodos, Peloponez, kryesisht Morenë e bukur,  prapë kjo vijë etnike shqiptare  bashkohet në detin Jon dhe  atë Adriatik. Dhe se në këtë qark prej 130.000  kilometrash  katrore  jeton  dhe jetoi  gjithmonë  etnikumi shqiptarë. Ku pat gjithëmonë  tendenca për ta zvogëluar këtë territor të shqiptarëve, nga toka dhe deti si zakonisht nga ivadorët ortodoks serbo-sllavo-grekë të Ballkanit.                                                                                 Pastaj në këtë qark janë edhe dy zona heterogjene të (përziera) prej shqiptaro-serbëve, por gjithmonë të dominuar me një shumicë të madhe nga shqiptarët të cilat zona shtriheshin ndërmjet Gjakëvës, Mitrovicës, Novi-Brodit (Novi Pazarit) Prizrenit. Pastaj edhe fshatrat mes qytetit të Dibrës, Shkupit dhe Kosturit ishin të banuara nga shqiptaro-bullgarët, por edhe këtu gjithnjë me një shumicë të dukshme shqiptare.

Këta kufij të përgjithshëm natyror të Shqipërisë nuk ishin trajtuar atëbotë nga ndonjë shqiptarë apo edhe nga ndonjë shqipfolës pinjoll, porse ishin trajtuar nga një sllav P. F. Bradeska, i cili këto shënime i kishte botuar në “Patermann’s Mitteilungen” në dhjetor të vitit 1869, nëntë vite para se të mbahej Traktati i Shën Stefanit, dhe kongresi famëkeq i Berlinit më 1878. P. F. Bradeska, atëbotë e kishte studiuar gjendjen e sllavëve nën Perandorinë Osmane “Der sllaven in der Turkei”.

E konsiderojmë këtë shënim historik shumë të vlefshëm mbi caktimin e kufijve të Shqipërisë së Vjetër Natyrale, dhe se këta kufij të vërtetë të Shqipërisë  së Vjetër kura kurës nuk ishin lënë të pa cenuar nga fqinjët e saj. Por edhe dëshira e shqiptarëve, për të luftuar për Shqipërinë e tyre etnike nuk kishte pushuar për asnjë moment për kundër propagandës përgënjeshtruese për një Shqipëri të Madhe, nga kombet e ndryshme të Ballkanit e në rend të parë nga sllavët e jugut dhe ata të lindjes.

 

 

 

 

 

Autori është i burgosur politikë, njëherit edhe kryetar i “Shoqatës së       

                     Muhaxhirëve” për Kosovën Lindore me seli në Preshevë.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch