Home » Kulturë » SIMPOZIUM I SUKSESSHËM SHKENCOR NË PRESHEVË

SIMPOZIUM I SUKSESSHËM SHKENCOR NË PRESHEVË

Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore në Preshevë organizoi dhe realizoi me sukses Simpoziumin shkencor :”Lugina e Preshevës në Lëvizjen shqiptare gjatë historisë” më datë 23 dhe 24 nëntor të këtij viti.

 

Në këtë Simpozium shkencor ishin paraqitur mbi 30 referues me kumtesat e tyre, që vetëvetiu flet për rëndësinë dhe peshën që i është dhënë në rend të parë Preshevës, Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore në Preshevë dhe pasurimit të njohurive të gjithanshme shkencore e kulturore të trevës së Luginës në përgjithësi gjatë historisë.

Simpoziumi 2012, Intonimi i himnit kombëtar

 

Duke pasë parasysh se Simpoziumi ishte planifikuar që të mbahet në dekadën e tretë të muajit nëntor, në prak të aktiviteteve të nduarduarta lidhur me shënimin dhe kremtimin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe Festës së Flamurit Kombëtar, që nënkupton edhe angazhimin e shumë pjesëmarrësve- të paraqitur me kumtesa në këtë Simpozium, Xhemaledin Salihu, kryetar i SHTKKP, duke shtuar se edhe ky Simpozium realizohet falë donatorëve, Këshillit komunal në Bujanoc me Nagip Arifin në krye dhe Këshillit Kombëtar të Luginës, me në krye Galip Beqirin.

Drejtuesit e ditës së parë të Simpoziumit

 

 

Nderin për ta hapur këtë Simpozium e pati Arsim Ejupi e më pas, në sesionin e paraditës dhe të pasditës u radhitën: Dr.Hatixhe Ahmedi, “ Kazaja e Preshevës në salnamen / revistë vjetore/ të Vilajetit të Kosovës; Veton Zejnullahu: “Lugina e Preshevës 100 vite pas shpalljes së Pavarësisë Shqiptare”; Ilir Zylfiu: “ Lëvizja Kombëtare Shqiptare në Luginën e Preshevës 1908-1912”; Ardian Emini: “Presheva në Lëvizjet ilegale pas Luftës së Dytë Botërore”; Ragmi Destani: Kontributi i Ulemave  në pengimin e shpërnguljes së shqiptarëve të Luginës së Preshevës për në Turqi gjatë periudhës 1912-1960”;  Mehmet Latifi: “Kontributi i preshevarëve në zbardhjen e plotë të figurave të pjesëmarrësve në Kuvendin e Shpalljes së pavarësisë në Vlorë më 1912- Qazim Bej Qemal Vlora (djali i Ismail Qemal bej Vlorës); Ibrahim Kadriu: “Referendumi i 1 dhe 2 marsit të vitit 1992”; Sali Saliu: “Lëvizjet nacionale gjatë historisë së Preshevës, Medvegjës e Bujanocit-mobilizimi i dhunshëm ndër sprovat më të rënda për shqiptarët në komunën e Bujanocit-Tërrnocit më 1949”; Halim Hasani: “Dalja në skenë e UÇPMB-së”; Albin Sadiku: “Të dhëna etnomuzikore për krijimtarinë e fëmijve në Preshevë dhe Bujanoc”; Hysen Kqiku: “Krijimtaria imagjinative në Preshevë e vënë në shërbim të vetëdijes kombëtare”; Xhemaledin Salihu: “Presheva-pjesë e Lëvizjes Shqiptare dhe kujtesës Kombëtare”; Shkodran Ismaili: “ Organizimi politik i shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës në pas’socializmit”; Memli Krasniqi: “Presheva dhe rrethina e saj sipas regjistrimit osman të vitit 1896”; Burbuqe Agushi: “ Arkitektura dhe urbanistika nëpër kohë” dhe Isuf Ahmeti: “Durmish Presheva, pjesëmarrës në Kryengritjen e viteve 1910-1912 për çlirimin e Shqipërisë”. Poashtu u lexuan edhe disa kumtesa të paraqitura, autorët e të cilave ishin larguar për shkak të obligimeve rreth festave të nëntorit.

Pamje nga Simpoziumi

 

Vlen të përmendet se mediat lokale nuk i dhanë vendin e merituar të publicitetit të këtij Simpoziumi, mbase për shkak të obligimeve festive dhe obligimeve tjera programore, por nga ana tjetër, ekipi i Agjencisë Informative INA (Ilirian Neë Agency)  me seli në Shkup, në përbërje Naser Pajaziti dhe Suat Saqipi redaktorë përgjegjës dhe gazetari Mehmet Latifi, përcollën punimet e Simpoziumit nga fillimi e derui në fund.

Në emër të Redaksisë së INA, Suat Saqipi u shpreh: :Jemi këtu për të mbështetur fuqimisht veprimtarinë dhe aktivitetet e SHPTKKP dhe sidomos Simpoziumin shkencor që zhvilloi punimet, duke ju ofruar hapsirë të mjaftuar për të plasuar materialet dhe kumtesat që u mbajtën në këtë Simpozium. Njëherit urojmë që bashkëpunimi ynë të vazhdojë  edhe në të ardhmen”.

Drejtuesit e seancës së Simpoziumit-dita e dytë

 

Nga vetë laramania e temave dhe kumtesave të trajtuara SHTKKP vlerësoi se Simpoziumi kaloi mirë dhe në fund Komisioni i Simpoziumit formuloi edhe konkluzat e përfundimit të Simpoziumit si vijon:

 

  1. Simpoziumi shkencor : “Lugina e Preshevës në Lëvizjen shqiptare gjatë historisë” zhvilloi punimet ne tri seanca, më 23 e 24 nëntor 2012.
  2. Shpallja e Njoftimit-Konkursit me kriteret dhe afatet e njohura në mjetet e informimit zgjoi interesim të madh tek publiku dhe studiuesit preshevarë e më gjërë.
  3. Simpoziumi pati ecurinë e tij normale, me gjithë paralajmërimin e disa studiuesve nga Maqedonia dhe Kosova.
  4. Për Simpozium u paraqitën 31 punime, ndërsa në te u lexuan 24 punime.
  5. Në Simpozium dominuan temat e punimeve nga lëmia e historisë, por pati edhe punime nga lëmi të tjera.
  6. Në Simpozium , shumica e referuesve tejkaloi  maksimumin prej 10 minutave në leximin e punimeve, kështu kjo i zgjati shumë seancat e Simpoziumit.
  7. Gjatë leximeve të punimeve pati tentativë që të politizohet Simpoziumi, por nuk u arritë sepse të gjithë pjesëmarrësit të tjerë reaguan dhe dominoi karakteri shkencor i tij.
  8. Në Simpozium pati punime të dobëta, por dominuan punimet me vlera shkencore, të punuara me metodologji shkencore, me argument, fakte  dhe të dhëna shkencore.
  9. Punimet e Simpoziumit zgjuan interesim të madh tek preshevarët, pjesëmarrësit dhe studiuesit, pos që nuk qe edhe interesimi i mediumeve lokale për ta përcjellë Simpoziumin.
  10. Me këtë rast falemnderojmë  Agjensionin informative nga Maqedonia-INA, i cili në tërësi e përcolli Simpoziumin.

Pjesëmarrësit e Simpoziumit-dita e parë

 

Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore në Preshevë organizoi dhe realizoi me sukses Simpoziumin shkencor :”Lugina e Preshevës në Lëvizjen shqiptare gjatë historisë” më datë 23 dhe 24 nëntor të këtij viti.

Pjesëmarrësit e Simpoziumit-dita e dytë

 

Shoqata, në të adhmene planifikon botimin e punimeve të paraqitura në Simpozium. Andaj kërkesa e Shoqatës është që të gjithë të paraqiturit në Simpozium me punime, abstrake dhe me tituj të punimeve, t’i dërgojne punimet e përfunduara deri më datë 28 shkurt 2013.  Pas këtij afati punimet nuk do të mirren në konsiderim për botim.

Shoqata ka një traditë se punimet nga Tribuna shkencore 2010 dhe 2011 i ka botuar në libër të përbashkët.

Strugë, 30 nëntor                                               Shkruan: Mehmet Latifi

2 Responses

  1. shtkk thotë:

    murat gecaj on 01/12/2012 20:25:49
    avatar
    Ju lumte, kolege e miq te nderuar dhe te dashur te Presheves, per kete tubim shkencor festiv, ne prag te 100-vjetorit te Shpalljes se Pavaresise sone Kombetare! Nga leximet, sidomos ne faqe te ndryshme Interneti, por dhe gjate nje vizite aty, me disa kolege te IIKSH vitin e kaluar, jam bere deshmitar i shpirtit tuaj te larte atdhetar, i dashurise per trojet amtare shqiptare dhe perçimin te brezi i ri te traditave dhe cilesive me te mira te shqiptarave, si etjen per liri e pavaresi etj.
    Me kete rast, ju pershendes e ju pergezoj dhe paçi kurdohere arritje te tilla, ne sherbim te çeshtjes se madhe kombetare shqiptare!
    Me shume respekt per te gjithe ju:
    Nga: Prof. Murat Gecaj
    publicist e studiues,
    sekretar i Pergjitshem i Shoqates se Arsimtarave te Shqiperise,
    pergjegjes seksioni ne Institutin e Integrimit te Kultures Shqiptare
    Tirane, 1 dhjetor 2012

  2. Në këtë simpozium u paraqiten muzikologët e shquar shqiptarë, të cilët folën gjerësisht për jetën dhe veprat e kësaj figure poliedrike nga shumë aspekte. Edhe pse me të drejtë them se Lorenc Antoni është figurë poliedrike edhe referuesit në punimet e tyre theksuan jo vetëm aktivitetin e tij të madh krijues dhe organizativ, por edhe folën gjerësisht për biografinë e tij e sidomos, me temat e tyre kërkimore, shpalosen dimensionet nga fushat dhe format muzikore që i ka ushtruar gjatë veprimtarisë së tij të madhe, ku shihet qartë e tërë simbolika dhe simbolizmi tematik muzikor dhe mu në këto kumtesa del në shesh opusi i tij i madh krijues nga të gjitha aspektet, duke hulumtuar dhe duke trajtuar kryesisht begatinë e melosit tonë muzikor popullor, qoftë nga aspekti i etnomuzikologjisë, qoftë edhe nga ai artistik dhe filozofik, duke u dëshmuar si një erudit me vlera. Me studimet e veta ai krijoi një bazë të saj që ka ushtruar ndikim të madh në muzikën e asaj kohe duke e kultivuar, studiuar, përhapur dhe duke i qitë në pah vlerat e saj muzikore. Nga ana tjetër, ai ka merita të veçanta edhe për krijimin e kuadrove të reja, me formimin e shkollës së parë muzikore në vitin 1948, dhe me hapjen e shkollës së mesme muzikore 1953 dhe kështu dolën kuadrat e para.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch