Home » Lajme » Sindikata e Pavarur e policisë së Serbisë të martën organizon protestë kundër burgosjes së policëve serb nga njësia speciale e Kosovës “ROSU”, ditë më parë në Gjilan

Sindikata e Pavarur e policisë së Serbisë të martën organizon protestë kundër burgosjes së policëve serb nga njësia speciale e Kosovës “ROSU”, ditë më parë në Gjilan

 Kjo sindikatë përveç në Vranjë, ka vendosur ftesa në pjesë të ndryshme edhe të qytetit të Bujanocit, ku fton anëtarët e kësaj sindikate si dhe qytetarët të marrinë pjesë në protestën para platosë së pjesëtarëve të rënë të Ushtrisë së Serbisë dhe Ministrisë së punëve të brendshme, në qendër të Vranjës, raporton Titulli. Po të njëjtën ditë planifikohet që protesta të vazhdojë edhe në pikën kufitare në Konçul të Bujanocit me fillim në orën 13. Sipas Sindikatës së Pavarur të policisë qëllimi i protestës është shprehja e zemërimit për shkak të arrestimit të katër kolegëve, të cilët ishin pjesëtarë të administratës së kësaj policie në Gjilan.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch