Home » Lajme » SINDROMI I HARRESËS – Kur Riza Halimi, nuk beson në ndryshimin e kufijve e as të ndarjes së partisë së tij?!

SINDROMI I HARRESËS – Kur Riza Halimi, nuk beson në ndryshimin e kufijve e as të ndarjes së partisë së tij?!

Deputeti jolegjitim i Parlamentit të Serbisë, Riza Halimi, këto ditë, me deklarata pompozë i ka hedhur poshtë çdo tendencë apo opsion, lidhur me ndryshimin e kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai, madje ka shkuar aq larg sa deklaratat e disa politikanëve shqiptarë lidhur me mundësinë e shkëmbimit të territoreve i ka quajtur marketing politikë për poena të lirë politikë.

– Nuk besoj në ndryshimin e kufijve – i tha Rizaja serbes mediumeve, por ai, nuk ka besuar edhe kur Kosova u pavarësua, madje nuk ka besuar as kur ish Jugosllavia u shpartallua, prapë  ai, nuk po beson se  e ka humbur pushtetin në Preshevë dhe partia e tij është ndarë e katandisur në shumë filiale.

Jo pse Riza Halimi vuan nga sindromi i mosdijes, por nga ai i sklerozës, sa më shumë po plaket aq më shumë po hallakatet. Askund dhe në asnjë vend nuk po i prêt sopata. Në Beograd dhe para mediumeve të Serbisë flet ndryshe, krejt një Riza allafranga, në Kosovë dhe para mediumeve kosovare flet me një gjuhë krejt evropiane, në Shqipëri po ashtu me të njëjtin fjalor. E pabesueshme, por e vërtetë.

 

Për faktin se Rizajën e ka prekur sindromi i harresës, është qëndrimi i tij në fillim për domosdoshmërinë e funksionimit të Trupit Koordinues, ku më vonë për shkak disa hidhërimeve të tij personale na del se do ta shqyrtoj partia e tij pjesëmarrjen në këtë institucion të lartë shtetëror.

 

Jo me kaq Rizaja bënë edhe gabime të tjera, të cilat më vonë vet i mohon dhe ua hedh të tjerëve. Ky është ai deputeti jolegjitim, i cili me gishtat e tij i dha legjitimitet buxhetit republikan të Serbisë, pa gishtat e të cilit zor se do të kishte mundur të aprovohej në favor të Tadiqit, president.

 

Më vonë harron pseudeputeti se e ka votuar buxhetin republikan dhe e kritikon se pak para po derdhen për pashallëkun e tij. A në fakt duke kritikuar ai thith si qengji dy nëna edhe Trupin Koordinues edhe buxhetin republikan përmes Këshillit Nacional, të cilin kur e formoi nuk e konsultoi asnjë parti tjetër simotër.

 

Riza Halimi, nuk pushon së foluri.  Po të kishte punuar sa ka folur me atë gjuhë të gjatë një dyzinë, me siguri se ne do t’i kishim punët paksa më ndryshe, por, ai, nuk e ka siklet pse fjalët e tij i merr era si kullat në ajër.

 

Në komunizëm Rizaja u kuq, në pluralizëm i kuqërremtë. Ky kuqlosh po plaket e zanatin e vjetër nuk po e harron, ashtu si ujku në përrallë!

Edhe ai një ditë do të bëhet përrallë me këto kerefeket e tij: “nuk besoj”, “është e pamundur”, ashtu siç fillojnë edhe përrallat me të njëjtin fjalor: “na ishte njëherë”, “mos raftë mu harrue”  etj.

Nga Tërnoci PRESS

 

 

What strategies have worked well cheap custom essay online for you and your students

3 Responses

  1. Peja thotë:

    O po kenqem kur po i lexoj keto shkrime. po kenaqem sepse po e di qe po i shkruan ai te cilit me ne fund ju tha STOP hajnis perspektiviane. Dakord per ndarjen e Kosoves deri me sot jane vetem tre politikan: Dacici, Tadici dhe shqipfolsi Ragmi Mustafa. Analizone pse eshte keshtu?

  2. Arbi thotë:

    Pse ti o shkrues i ketij teksti nuk ke dal me emer e mbiemer, a ndoshta ske dite si cilin e emer me perdor se tu kane harxhu edhe emrat ! Po krejt e dijme se ky shkrim pse u shkru, se tu ka ndal cepi e nuk po te rredh mo.

  3. selami jusufi thotë:

    o terrnoci pres o goj palama po ju duni avdes me mar kur te folni per ket njeri se ky per neve o si muhamedi per musulimant kshtu shyqyr zotit brusha edhe kalladonta ka sa te doni ju lus mos folni palidhje o pacavra te nagip arifit o ulloshka te serbis

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch