Home » Lajme » Sipas FoNet-it të Beogradit dhe JUGpress-it të Leskovcit, EULEX-i KA HULUMTUAR NË LIQENIN E LIVOÇIT

Sipas FoNet-it të Beogradit dhe JUGpress-it të Leskovcit, EULEX-i KA HULUMTUAR NË LIQENIN E LIVOÇIT

Zëdhënësja e EULEX-it Irina Gudeljeviq  tha sot se Ekspertët e Misionit të Departamentit të Mjekësisë Ligjore, në bashkëpunim me zhytësit e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë kryer një operacion në Liqenin e Livoçit afër Gjilanit , në kërkim të mbetjeve të personave të zhdukur.
“Në këtë rast nuk janë gjetur kurfarë mbetjesh” tha Gudeljeviq dhe shtoi se “Ekipi do të jetë gati për të shkuar përsëri nëse do të ketë informacione të reja”.
Ajo tha se operacioni, i cili u zhvillua këtë vit, ishte rezultat i bashkëpunimit të suksesshëm mes EULEX/OSM-së dhe FSK-së.
“Qëkur ekspertët e EULEX-it iu bashkuan OSM Ekspertëve në dhjetor 2008.  Departamenti ka kryer më shumë se 290 operacione në terren” tha Gudeljeviq.

I guess only time will tell, www.paper-writer.org/ and until then, I will continue hoping for that long awaited hover-board

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch