Home » Lajme » S’ka marrëveshje, vazhdon bllokimi i mallrave të Maqedonisë

S’ka marrëveshje, vazhdon bllokimi i mallrave të Maqedonisë

Qeveria e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë nuk kanë arritur të gjejnë zgjidhje pas bllokadës që iu bënë mallrave të Maqedonisë nga ana e Kosovës. Edhe pas takimit të mbajtur mes ministres së Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Llila dhe atij të Ekonomisë së Maqedonisë, Valon Saraçini, nuk është arritur marrëveshje, transmeton KTV. Ministrja Kusari-Lila ka thënë se ajo i ka bërë të qartë se Kosova nuk do lëshojë pe, derisa shteti maqedonas të marrë vendim për heqjen e taksave për qytetarët e Kosovës. Ndërsa Saraqini  është shprehur se sa i përket bllokadës në miellit, Maqedonia nuk e ka shkelur marrëveshjen e CEFTA-s, por ka thënë se ata kanë dashur që ta mbrojnë prodhimin e tyre vendës.
Ndërsa nuk ka dashur të komentojë vendimin e qeverisë së tij për vënien e  taksës për qytetarët e Kosovës. Saraqini ka thënë se takimet do të vazhdojnë dhe është shprehur optimistë se shpejt do të gjendet zgjidhje për këtë çështje.
Vendimi i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për moslejimin e mallrave maqedonase të hyjnë në Kosovë ka nisur së zbatuari në mesnatë. Kamionët që ishin nisur drejt Kosovës me mallra maqedonase janë ndaluar nga doganierët në pikën kufitare në Han të Elezit. Problemet ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë nisën pas një importi të kushtëzuar të miellit dhe grurit që Shkupi zyrtar ua vendosi prodhuesve kosovarë.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch