Home » Opinione » Skandal në Kuvendin Komunal të Bujanocit

Skandal në Kuvendin Komunal të Bujanocit

U PREK DINJITETI I SHQIPTARIT..!

 

Të hënën e 26 nëntorit, dy ditë para festës historike të jubileut të 100, të pavarësisë së Shqipërisë, Kuvendi Komunal i Bujanocit, mbajti një seancë e cila do të mbahet gjatë në mend për një gjest të turpshëm, të ulët dhe primitiv.

Ky Kuvend, në vend se të ftonte një seancë solemne për nder të festive kombëtare, ai, nuk u kujtua të paktën t’ua uroj këshilltarëve dhe qytetarëve shqiptarë kremten e madhe të shtetit shqiptar.

Në seancën 6-të, të rregullt të këtij kuvendi multietnik, ndodhi edhe diçak e pazakont, nuk u aprovua për rend dite kërkesa të futet kërkesa rreth akuzave të kryeministrit Daçiq rreth lapidarit të dëshmorëve të ngritur, kohë më pare, në Preshevë.

Opozita shqiptare e ka pritur këtë ditë, për ta kompromentuar deri në skajshmëri partinë në pushtet, e cila vet e ka begenisur ta ndaj qeverisjen me partnerët serbë, pa kujtuar se gjithmonë: “Dardha e ka bishtin prapa”!.

Paramendoni, në këtë ditë të sodit, në prag të 100 vjetorit të shtetit shqiptar, gjenden këshilltarë shqiptarë të rreshtohen me këshilltarët serbë, e ndër ta edhe të Daçiqit, për t;’mos e votuar një konkluzion të tillë me të cilin mbrohej trashëgimi shqiptare, kultura, tradita, zakoni dhe simboli historik i shqiptarëve, Flamuri Kombëtar!

Ky turp i ndodhur në Kuvendin Komunal të Bujanocit, do të mbahet mend për të keq edhe në 100 vjet e ardhshme të kombit shqiptar.

S’ka dilemë se një veprim i tillë i shumtuar i këshilltarëve shqiptarë, të Partisë Demokratike, do të shpaguhet një ditë, të paktën në zgjedhjet e ardhshme, në të cilat zor se mund të krenohet për ato që ka bërë e do të bëjë në këtë mandate katër vjeçar.

Pas këtij akti të turpshëm, sikur PD-ja e Nagip Arifit, ta nxirrte nga varri Ismail Qemajlin e të kërkonte nga ai, që me dorën e vet ta vendoste në godinën e Kuvendit Komunal të Bujanocit, nga ballkoni, Flamurin Kombëtar, nuk do ta lante nga hija e zezë me veprimin e seancës së fundit.

Pas gjith kësaj, si kanë sy drejtuesit e pushtetit lokal të vendosin bilbordet karshi komunës me mbishkrimet: “Urime 100 vjet të pavarësisë: SHQIPËRI, Bujanoc-Vlorë” dhe të nisen, më 28 nëntor në Tiranë, për të marrë pjesë në manifestimin qendror për nder të kësaj dite të madhe historike.

 

Ramadan Bektashi

(autori është publicist nga Kosova Lindore, që jeton dhe vepron në Prishtinë, njëkohësisht veprimtar i shquar i çështjes kombëtare)

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch