Home » Lajme, Rajonale » SKANDALET E PROGRAMIT VJETOR TË MINISTRISË SË KULTURËS: Miliona denarë brenda familjes!

SKANDALET E PROGRAMIT VJETOR TË MINISTRISË SË KULTURËS: Miliona denarë brenda familjes!

Bashkëshortët, Burhanedin Sali dhe Nadire Ismaili Sali, që figurojnë si persona të autorizuar në dy shoqata “Tingujt e Karshiakës” dhe “Inovacion”, është një prej rasteve të spirales ku gërshetohen emra fituesish dhe projektesh të paguara mirë. Nadirja, është po ashtu edhe motra e sekretares në Kabinetin e sekretarit shtetëror në Ministrinë e Kulturës, Valmir Azirit

Rastet me aplikantë, shoqata e individë që i bashkojnë jo vetëm fondet e mëdha që kanë marrë me miratimin e projekteve në Konkursin për financimin e projekteve me interes nacional të Ministrisë së Kulturës, por edhe lidhjet familjare figurojnë në disa prej veprimtarive të Programit vjetor të kulturës. Bashkëshortët, Burhanedin Sali dhe Nadire Ismaili Sali, që figurojnë si persona të autorizuar në dy shoqata (Tingujt e Karshiakës dhe Inovacion) është një prej rasteve të spirales ku gërshetohen emra fituesish dhe projektesh të paguara mirë. Gjithsej mbi 3.2 milionë denarë në projekte ku figurojnë këto emra.

Nadire Ismaili Sali, që po ashtu është edhe motra e sekretares në Kabinetin e sekretarit shtetëror në Ministrinë e Kulturës, Valmir Azirit, i është miratuar projekti në veprimtarinë e Manifestimeve kulturore dhe artistike, për të cilin janë ndarë gjithsej 1 milion e dyqind mijë denarë. Manifestimi letrar, “Flladi poetik”, do të realizohet nga shoqata “Inovacion” dhe duke u bazuar në të dhënat në Regjistrin Qendror, shoqata, së cilës i është besuar kjo shumë dhe ky manifestim është themeluar gati një muaj pas shpalljes së Konkursit Vjetor për financimin e projekteve me interes nacional (afati i konkurrimit i shpallur nga Ministria e Kulturës ka qenë nga 30 shtator – 15 nëntor)./koha.mk

Më shumë lexo në këtë link:
http://www.koha.mk/wp-content/uploads/2018/02/19-02-2018.pdf

Shto koment

Duheni të Logoheni për të komentuar.

© 2018 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch