Home » Lajme » Skandaloze: KUR NDËRROHEN ROLET ?!

Skandaloze: KUR NDËRROHEN ROLET ?!

“Kur mëzi del para pelës”, në popull, thuhet se diçka nuk është në rregull, nuk mund t’na tregoj rrugën një Këshill Nacional, gjysmak, që sapo ka lindur e që nuk e ka bekimin e spektrit të gjerë politik të Kosovës Lindore.  Nga ky ndërrim i roleve po pësojnë studentët tanë, të cilët shëtisin në këto ditë të ngrohta vere herë te kabineti i Ragmiut, kryetarit të Komunës së Preshevës, e herë te kabineti i Arbnores, sekretare e Këshillit Nacional …

Kosova Lindore, ka filluar të përballet me një problem të ri, e kësaj radhe me problemin e regjistrimit të maturantëve nga ky rajon, në vitin akademik 2011/2012 në Universitetet e Republikës së Shqipërisë.

Viteve të kaluara maturantët që mbaronin shkollimin e mesëm në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, preferencat e tyre me dokumentacionin përkatës e merrnin në kabinetet e kryetarëve të komunave ose zyrat e drejtorateve për arsim në nivel komune.

Mirëpo, këtë vit, lëmshi është ngatërruar, kompetenca për këtë problematikë i ka marrë Këshilli Nacional, i cili nuk gëzon përkrahjen e spektrit të përgjithshëm politik në këtë rajon.

Në mediumet tona lokale jepen dy informacione kontraverze. Në një anë thuhet se Këshilli Kombëtar Shqiptarë mban të drejtën ekskluzive për regjistrim të studentëve në Universitetet e Republikës së Shqipërisë, në anën tjetër del njoftimi nga kabineti I kryetarit të Komunës së Preshevës se maturantët për regjistrim duhet të paraqiten në kabinetin e tij.

Kujt t’i besohet?!

 

“Këshilli Kombëtar Shqiptar në bashkëveprim me Ministrinë e Arsimit të Republikës së Shqipërisë njofton të gjithë maturantët nga Lugina e Preshevës të cilët kanë dëshirë të regjistrohen në vitin akademik 2011/2012 në Universitetet e Republikës së Shqipërisë se, preferencat e tyre me dokumentacionin përkatës duhen ta paraqesin tek përfaqësitë e Këshillit Kombëtar në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë”.

Kandidatët e interesuar për paraqitjen e dëshirave gjegjësishtë preferencave të tyre për komunën e Preshevës munden ta bëjnë tek sekretarja e Këshillit znjsh. Arbnora Ahmedi e cila do të bëjë pranimin e dokumentacionit deri të premten më datë 01 korrik 2011.

Karshi këtij njoftimi del tjetri:

Në kabinetin e kryetarit Mustafa po vazhdon lajmërimi i maturantëve për regjistrim në fakultete.

Të gjithë maturantët që  dëshirojnë të regjistrohen   në Universitet e  Republikës se Shqipërisë  për vitin 2011-2012  në lidhje me dëshirat e tyre për  regjstrim duhet  te lajmërohen  te kabineti i kryetarit te Komunës  dhe deri me sot  numri  i te interesuarve  ka arriutr në 70.

Ndërkaq,  në fjalën e tij kryetari Mustafa, shton se  Këshilli Nacional është në përpjeke  të grumbulloj  informacion  duke bërë një përmbledhje të të interesuarve  për regjistrim  dhe ka afatizuar  datën  1 korrik për paraqitjen  e studentëve që sipas tij  nuk është në rregull e cila  nuk mund të limitizohet data e paraqitjes së studentëve.

Maturantët dhe prindërit nga Kosova Lindore, janë në hall. Ata nuk dinë ku të drejtohen. Kur shkojnë te kabineti i kryetarit të Komunës së Preshevës, marrin përgjigje se ata janë e kanë qenë kompetent për regjistrimin e studentëve, kur shkojnë te zyrat e Këshillit Nacional, në Preshevë dhe Bujanoc, marrin të njëjtën përgjigje.

Skandaloze. Këshilli Nacional, do të vazhdojë edhe më tej t’i iritoj subjektet politike, të cilat nuk e kanë mbështetur në formimin e tij. Ky këshill ka marrë kompetenca nga Beogradi, që të vendos për fatin e drejtorëve të shkollave të mesme, pastaj për themelimin e mediumeve si dhe për regjistrimin e studentëve.

E spektri politik në Kosovën Lindore, vazhdon me kokë të ulur të hesht para këtyre dukurive deri sa një ditë kompetencat e tyre do të zbresin në nivel të bashkësive lokale dhe të nëndegëve të tyre. Paksa paradoksale, por e vërtet!!!

Nga Tërnoci PRESS

 

Its founder and ceo said yik yak was designed to mimic a city’s central plaza or campus bulletin trackingapps.org board

4 Responses

  1. lumi thotë:

    Regjistrimi i studentëve të rinj nga Kosova Lindore, kompetencë e kujt është?

    Këto ditë në mjetet e informimit qarkullojnë informacione për regjistrimin e studentëve në universitetet e Shqipërisë dhe të Kosovës. Këto informacione vijnë nga institucione të ndryshme. Në njërën anë paraqiten pushtetet lokale, përkatësisht kryetari i Komunës së Preshevës, në kabinetin e të cilit kanë filluar të interesuarit të paraqesin dokumentet e duhura për regjistrim e në anën tjetër del se këtë të drejtë e ka Këshilli Nacional i shqiptarëve të Luginës, i cili ka hapur zyrat përfaqësuese për pranim të dokumenteve.
    Kush është kompetent në të vërtet ose kush duhet të merret me këtë problematikë? Ku dhe kujt duhet t`i drejtohen maturantët?
    Sipas ligjit këtë kompetencë e ka Këshilli Nacional dhe është e drejtë ekskluzive tij. Po me këtë çështje mund të merren edhe komunat ose drejtoritë përkatëse për arsim pranë komunave, nëse ekzistojnë këto drejtori apo Zyra përkatëse për arsim.
    Kjo është problematikë shumë delikate dhe që kërkon trajtim dhe zgjidhje adekuate e të qëndrueshme. Pranë Këshillit Nacional janë ngritur me kohë komisione përkatëse për çështje të arsimit, kurse në kuadër të komunave nuk ka Zyra Arsimore të veçanta që merren me këtë problematikë. Në të vërtetë ekzistojnë inspektorë dhe referentë të arsimit, por që nuk merren me problemet në arsim ose merren në mënyrë shumë sipërfaqësore, më shumë për interesa të politikës lokale e ditore. Ata vetëm vizitojnë institucionet arsimore/shkollat/ për të konstatuar sa është numri i nxënësve dhe a kanë lëndë djegëse, sepse për punë tjera as që janë interesuar ndonjëherë. Nuk mbahet mend të kenë organizuar ndonjë seminar (pos atij në Durrës që i ngjasonte më shumë një shëtitjeje, sepse pjesëmarrësit ishin më tepër nga institucione të tjera e jo nga ato shkollore), garë shkollore apo të kenë shpërblyer ndonjë nxënës a arsimtarë për rezultate të arritura në fushën e edukimit dhe arsimimit. Komunat ka shumë vjet që nuk ndarë mjete për shpërblimin e nxënësve shembullor me nga një libër a diplomë. Shpërblime këto simbolike, por që ka shumë kohë që nxënësit e dalluar nuk e kanë shijuar. Garat shkollore dhe aktivitetet tjera organizohen nga vetë shkollat apo nga institucione tjera si: Shtëpitë e Kulturës, Bibliotekat e Qyteteve apo Televizionet lokale. Komunat as që e kanë pa të arsyeshme të ndihmojnë me mjete aktivet profesionale të profesorëve dhe arsimtarëve të lëndëve përkatëse sidomos në harmonizimin e planeve dhe programeve apo ndonjë aktivitet tjetër në fushën e arsimit.
    Dhe këtu me të drejtë shtrohet pyetja pse interesohen pushtetet lokale për regjistrimin e maturantëve nëpër fakultete, qoftë në Universitetet e Shqipërisë apo të Kosovës?
    Prandaj duket qartë se pushtetet lokale, sidomos regjistrimin e studentëve, dëshirojnë ose plotësisht po e shfrytëzojnë për qëllime politike, për poenë politikë dhe nepotizëm(regjistrimin e të afërmeve të tyre në fakultete e dëshiruara, kuptohet pa merita dhe pa iu nënshtruar konkurrencës).
    Këshilli Nacional me aktivitetin vet dhe të komisioneve përkatëse kanë filluar një punë mjaftë me rëndësi në hartimin, përkthimin e teksteve dhe harmonizimin e planeve dhe programeve mësimore. Ky aktivitet shumë i rëndësishëm dhe delikat paraqet një interesim serioz për zgjidhjen e shumë problemeve në fushën e arsimit, prandaj mendoj se edhe çështja e regjistrimit të studentëve duhet t`i takojë Këshillit Nacional. Ky këshill, gjegjësisht kryesia e Këshillit Nacional ka bërë disa hapa mjaftë serioz në këtë drejtim dhe shpresoj se ky aktivitet është i ndarë nga politika, sepse në këtë drejtim janë aktivizuar edhe kuadro profesionale jopolitike.
    Kujt duhet t`i drejtohen maturantët dhe prindërit?
    Këshilli Nacional është institucioni më kompetent dhe nxënësit/maturantët nuk duhet të habiten ose të hezitojnë të lajmërohen te zyrat e Këshillit Nacional, sepse ata dhe prindërit e tyre nuk do të kushtëzohen dhe nuk do të injorohen, por do të trajtohen drejtë dhe në mënyrë të barabartë. Këshilli Nacional nuk do t`i injorojë dhe iritojë ata.
    Ju rikujtoj se Këshilli Nacional ka kompetenca ligjore në fushën e arsimit në bazë të Ligjit mbi Këshillat Nacionale, ligj ky i miratuar në bazë të rekomandimeve të Bashkësisë Evropiane dhe Institucioneve relevante ndërkombëtare. Spektri politik i Kosovës Lindore duhet ta mbështesë Këshillin Nacional dhe niveli i tij duhet ngritur në shkallë më të lartë, në këshill mbipartiak. Këshilli Nacional duhet të qëndrojë mbi partitë dhe çdo figurë tjetër politike, sepse vetëm si i tillë mund të funksionojë dhe nuk jep mundësinë e manipulimeve partiake e politike.

  2. Rexhep thotë:

    Eselamu alejkum

    Që në fillim të krijimit të KN kam potencuar se, nga ky Këshill nuk ka send, përveç rrogave që do ti marrin. Kam thënë se, ky është Këshill i PVD-së dhe asgjë tjetër dhe, ja pra na doli kështu. Hajt fleni rahat se do bëhet mirë. Shihemi inshaAllah në Bujanoc.

    selamat, rexhep@ch

  3. bekimi thotë:

    te nderuar e te rrespektuar te gjithdijshem, vealejkumuselam, jeni numer nje vec te para jeni ka informoni me mire se krejt edhe se keshilli nacional, edhe se kryetari i Presheves, kur i lexon njeri artikujt qe ju i shkruni, dhe komentet qe i bejne disa individ qe nuk kane lidhje as me te drejtat e keshillit e as me punen e administratave komunale i krijohet nje bindje se keto institucione nuk duhen te ekzistojne. po cysh mare tu pas na njerz kaq te mecem is keta qe fshihen prapaperdeve te saijtit terrnoci press e edhe ketij vellaut tone muslima, rexhes na ma mire mos me bo kurxho me nejt e me prit se ndoshta terrnoci pressi na zgjidhe problemet edhe te studenteve, edhe te tjerat, e Rexha inshalla me punen e tij na siguron ekzistencen knej se na te shkretit nuk duhet me bo kurxho sepse kjo i prish punet e ceshtjes tone madhore vizionare, kombetare.
    selame edhe per ju vllazen edhe kthjelluni pak se kane kalue do vjet e do shekuj shifni pak ku po jetoni mos andrroni. Bekimi Strezovc

  4. […] KosovaLindore – Portal Informativ » Skandaloze: KUR … Nga ky ndërrim i roleve po pësojnë studentët tanë, të cilët shëtisin në këto ditë të ngrohta vere herë te kabineti i Ragmiut, kryetarit të Komunës së Preshevës, e herë te kabineti i Arbnores, sekretare e Këshillit Nacional … …. pushtetet lokale, sidomos regjistrimin e studentëve, dëshirojnë ose plotësisht po e shfrytëzojnë për qëllime politike, për poenë politikë dhe nepotizëm(regjistrimin e të afërmeve të tyre në fakultete e dëshiruara, kuptohet pa merita dhe pa iu nënshtruar konkurrencës). … http://www.kosovalindore.com/ — Sat, 02 Jul 2011 08:52:45 -0700 […]

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch