Home » Lajme, Ndërkombëtare » Skender Hyseni: SHBA janë plotësisht të përfshira në bisedimet Kosovë-Serbi

Skender Hyseni: SHBA janë plotësisht të përfshira në bisedimet Kosovë-Serbi

Koordinatori shtetëror i Kosovës për bisedimet me Serbinë, Skender Hyseni, ka thënë nga Brukseli të premten se Shtetet e Bashkuara janë plotësisht të përfshira në këtë proces.

Hyseni tha për Zërin e Amerikës se do të udhëtojë nga Brukseli për në Washington ku do të ketë takime me zyrtarë të lartë të administratës amerikane për të diskutuar procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.

Zoti Hyseni, ju të enjten zhvilluat një takim në Bruksel me përfaqësuesit e Serbisë. Çfarë u diskutua në këtë takim?

Skender Hyseni: Unë vlerësoj që takimi ka shkuar mirë, në rrafshin e objektivave që ne i kemi parashtruar vetes e që është objektiv kyç dhe kryesor përfundimi i këtij procesi me njohje reciproke midis Kosovës dhe Serbisë. Pra, nuk jemi duke trajtuar tema të veçanta, si po thuhet, apo nuk jemi duke negociuar arritje të marrëveshjeve për tema të veçanta, por jemi duke trajtuar elemente të një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse ,e cila në fund patjetër duhet të rezultojë në njohjen reciproke, formale, zyrtare të Kosovës dhe Serbisë. Këto dy vende krejt në fund të këtij procesi do të duhet ta njohin njëra tjetrën zyrtarisht si shtete sovrane dhe të pavarura. Prandaj le të hiqet çfarëdo keqinterpretimi që ne këtu po përpiqemi të arrijmë marrëveshje për tema të veçanta, nuk bëhet fjalë për këtë. E gjithë kjo ndërmarrje e madhe që po ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, me përkrahjen e fuqishme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka një qëllim: arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, ligjërisht të obligueshme dhe ndërkombëtarisht të obligueshme, në pajtim me të drejtën ndërkombëtare për njohje. Në këtë frymë unë i shoh raundet e bisedimeve vetëm si episode të një përfundimi të përgjithshëm dhe nëse i shohim kështu unë konsideroj që përderisa bisedohet gjasat për të arritur një marrëveshje janë të mëdha dhe përkundër faktit që unë jam koshient dhe tërësisht i vetëdijshëm që nuk do të jetë punë e lehtë, nuk do të jenë negociata të lehta edhe nuk janë, janë shumë të vështira, prapë, kam besim që nëse do të ketë vullnet të mjaftueshëm nga Bashkimi Evropian dhe unë po e shoh që ka vullnet, nëse do të ketë vullnet të mjaftueshëm nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe unë jam i sigurt që ka vullnet të madh në Washington që ky proces të përfundoj me njohje reciproke midis këtyre vendeve dhe përfundimisht ky akt i njohjes përfundimtare do të instalonte një paqe më të qëndrueshme, një stabilitet më afatgjatë në gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

/RTK/

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch