Home » Opinione » Skënderbeu nuk është personazh mitik, por historik, Z. Oliver Jens Schmitt!

Skënderbeu nuk është personazh mitik, por historik, Z. Oliver Jens Schmitt!

Vallë a mos jemi të padëshiruarit e gjithëkujt

    që kaq shumë po e groposim

                                                                    krenarinë e vjedhur , që kaq shumë po hidhemi

                                                                      që t`i afrohemi vorbullës ndjellakeqe .(f.xh.)

 

Skënderbeu a ka qenë vërtet një “atlet i krishterimit” apo një aventurier e një hakmarrës?. Deri vonë, askush nuk guxonte ta vinte këtë në dyshim për Heroin tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu. Disa vite më parë, historiani Oliver Jens Schmitt, në një vepër të tij kushtuar Gjergj Kastriotit, ndër të tjera servirte edhe një dokument, sipas të cilit lufta e tij kundër Sulltanit s’ishte gjë tjetër veçse hakmarrje personale ndaj vrasjes së të atit. Në këtë 100-vjetor të pavarësisë, revista “Përpjekja” i ka kushtuar një numër të veçantë pikërisht Skënderbeut. “ .Mrekulli dhe mrekulli shqiptare, dhe vetëm shqiptarët dijnë të bëjnë këso mrekullira.

Askush nuk paska guxuar t`a vën në dyshim   meritën e Skënderbeut! Dhe ja që tani na dual njëfarë Dr. Schmitti i cili pa kurrëfarë fytyre po e studjon në mënyrën më ”serioze”dhe më “ drejtkallxuese “se si paska arrijtur Skënderbeu që “ të prishë rehatinë” e tij personale prej Begu dhe përkundër të gjitha të mirave që i kishte dhe që e rrethonin t`i kujtohej se ka për të” larë një borgj “ sipas Kanunit.

Skënderbeut si ”fytyrë mitike  “ që ishte dhe po” vërtetohet ” nga drejkalluesit e historisë; i duhej patjetër që” të mbronë fytyrën” e Kastriotëve  dhe në mënyrën më aventuriere të hakmirret.

Që patjetër të na groposin krenarinë tonë të vjedhur  ,atëherë “Historianit “që flet rrjedhëshëm shqip dhe serbisht ,dhe që na mahnitë me aftësitë e tija zbërthyese të dokumentave (të përzgjedhura sipas dëshirës së tij  dhe të komentuara sipas qëllimit të tij) i japim vend në foltoret tona dhe në hapësirën tonë që përditë e më tepër po na mjergullohet. Pa u harruar për të përmendur dhe “falënderuar” edhe ndihma e shqiptarëve të llojit të Artan Putos dhe atij të Fatos Lubonjës, të cilët me një mohim kombëtar ia çelin dyert e shëmtimit të historisë sonë nga paçavurët e llojit të Dr, Shmittit .

Hajde ku ka katandisur populli shqiptar që lejon paçavure te tilla, si të jashtme ashtu edhe të mbrendshme! O bobo ,e ç`na zuri të papërgatitur  kjo kohë e dreqit të mallkuar!

 

Sudiuesi gjerman H. A. Barnatzik, shkruante se “Që nga viti 1444, gjer më 1468, u zhvilluan 24 beteja të përgjakshme, në të cilat Skënderbeu, heroi gjenial i shqiptarëve, arriti t’i zmbrapste turqit, të cilët, pa dyshim, do të kishin vërshuar në të gjithë Evropën”? Po ,po shkruante dhe nuk hamendej të na “mbushë’ mendjen se heroi i ynë ishte shqiptar i vërtetë dhe se”i paskësh pas premtuar babait të tij Gjonit , se do t`i nxjerrëhakun “. Hajde Schmitt hajde ,edhe ju ndjekësit e tij! Po Papa Nikolla V, bashkëkohës i Gjergj Kastriotit, e konsideronte si “mit” kryetrimin shqiptar kur i dha titullin “Atlet i Krishterimit”?!

Ç`është miti?  Një rrëfim i trilluar për diçka që nuk ka qenë kurrë dhe nuk është e vërtetë ,është përrallë ,legjendë ; dicka që lakohet sipas dëshirës së treguesit duke ia mveshur një petk të rrejshëm dhe përrallor. Skënderbeu nuk ishte Willhelm Telli ,legjenda e të cilit fillon në shekullin 15 -të, i kohës  themelimit të Federatës së vjetër të Zvicrrës. Telli ishte figura qendrore e Patriotizmit zvicëran. ( Wikipedia) . Skënderbeu nuk ishte as Robin Hudi i folklorit anglez si jeri i shpatës dhe shigjetës “ i cili iu merrte të pasurve dhe iu jepte të varfërve.

Pra Dr. Schmitti duhet të bindet që po gabon rëndë e edhe më shumë duhen që ndjekësit e tij të mos bëhen ”përrallë me tupan ” si ç`thonë në Gjakovë ,me teoritë zbërthimet ,mbërthime te tyre sa qesharake aq edhe të pakapshme për kohën e sotit.  Doktori po m`a kujton shkrimtarin gjerman Karl May-in, (1842 – 1912) i cili me Winnetun dhe Old Shattelandin e tij gjuhet mbi popullin tonë për t`i  bërë romanet e tija  më interesante me fantazinë e tij të pakontrolluar dhe ofenduese. Karl Mayi nuk dinte shqip,e vërtetuar se kurr s`kishte qenë në anët tona; por ti i  mos rrespektuari doktor Farkëtari ( Schmitt) ,pse na farkëton trillime  që nuk zënë vend kurr. Kur Karl Friedrich Mayi shkruante , ne nuk guxonim të shkonim në shkolla shqipe po nga porositësit tu ; por sot përkundër asaj që  i ke gjetur disa ndjekësa besnik , të kotë e ke . Por sidoqoft ,prap duhet të mirremi me ty.

”Patjeter qe serbet i shqeteson fakti se shqiptaret jane nje nga popujt me te vjeter te europes, pasardhes te pellazgeve dhe te ilireve mitike. Patjeter i shqeteson fakti se Shqiperia ka stof katolik europiano-perendimor e shprehur me se miri ne figurat me famë boterore si Gjergj Kastrioti (i cili jo me kot u quajt atlet i Krishtit sepse per 25 vjet ndaloi perparimin e hordhive turke drejt perendimi) dhe murgeshes katolike Gonxhe Bojaxhiu-Nene Terezes (e cila u shndëruar në nënë e paqës, e miresisë, e humanizmit për botën mbarë) dhe jo oriental dhe bizantin sikurse jane serbet. Patjeter që nuk u shkon per shtat serbëve identiteti katolik europian i shqiptareve qe është ura lidhëse vertikale e Shqiperisë me Europen Perëndimore e cila nuk u nderpre asnjehere, sepse ky stof katolik i shiptareve dhe kontributi i tyre per kulturën e perbashkët europiane me shpatë para 5 shekujsh me me humanizëm ne epokën moderne iu bën teorinë e tyre te pa besueshme dhe banale.”(P.Sh.)

Për hakmarrje personale Skenderbeu mund të vriste vetë Sulltanin dhe e kishte këtë mundesi sepse kishte hyerje tek ai si gjeneral i larte, por nuk e bëri sepse Gjergj Kastriotine u shtye nga një motiv me sublim se sa ai personal u  shtye nga atdhedashuria dhe patriotizmi, prandaj serbet i shqeteson ky fakt dhe duan permes permes Schmitt ta sulmojnë figuren e Skenderbeut sepse nuk e kanë një të tillë per vetën tyre.. Një popull që e ka filluar formimin e shtetit nga shqiptarët (Karagjorgjeviqët), një popull që shkrim -leximin e ka nga shqiptarët ( Vuk Karaxhiqi) , atëherë si munden ata të të bindin për njollosjen e Skënderbeut të po atij Skënderbeu që me shekuj janë munduar ta përvehtësonin.?

O Zotëri i një makinerie mirë të koordinuar antishqiptare, Njëzet e pesë vite lufte të pandërprerë nuk mund të quhet hakmarrje avanturiere private. Por kjo është një ide   a la Karl May ! Një ide që nuk pi ujë në analet e historisë.

Por qëllimet janë të tjera: si të gjithë të huajt që shkruajnë me keqdashje për historinë e Shqipërisë  ai e kërkon të eliminojë Skënderbeun si personalitet qendror i historisë së Shqipërisë. Nuk është e vështirë që të kuptohet se përse bëhet kjo gjë. Po mohimi i kombit shqiptar është qëllimi i tyre dhe të gjithë atyre që qëndrojnë prapa.

Heroi ynë kombëtar dhe shqipetarët e tij ia kanë dhënë realisht dhe historikisht pergjigjen Otomanizmit,Europes dhe sigurisht edhe sot(apo neser)Oliver Schmittit apo oliverave të nesërm.Shpirti i madh i një populli për liri.Skenderbeu e thotë vetë:”Lirine nuk ju a solla unë,atë e gjeta ketu midis Jush”.Pra ,kjo është dëshmi e qartë historike…psikologjia e vete fjaleve te Tij.Shpirti i rezistences që gjeti mes bashkatdhetarëve të vet.  Apo jo Z.Oliver Shmitt? ” ( F.G)

Shqiptarët janë e vetmja racë në Ballkan,që e tregon të vërtetën historike” thoshte

Edith Durhami , juve nuk iu a mbushë mendjen?

 

Pra , mos t`a zgjasim se edhe vetë jeni te bindur se: “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu (1405- 1468) personifikon një epokë të tërë të historisë kombëtare të shqiptarëve, që mori emrin e tij: luftën më se njëshekullore të tyre kundër vërshimit osman (fundi i shek. XIV – fillimi i shek. XVI) për mbrojtjen e tokës, të pasurisë e të lirisë. Nën udhëheqjen e tij lufta e shqiptarëve u ngrit në një shkallë të lartë e të organizuar, shënoi një kthesë vendimtare në zhvillimin politik të vendit dhe në forcimin e vetëdijes kombëtare të tyre.
Gjergj Kastrioti-Skënderbeu ishte përfaqësuesi më konsekuent dhe më i shquar i elitës drejtuese shqiptare, që udhëhoqi me vendosmëri frontin e luftës së shqiptarëve kundër pushtuesve osmanë. Ai e kuptoi, më qartë se kushdo tjetër, detyrën që shtronte çasti historik: nevojën e bashkimit politik si kusht kryesor për të realizuar mbrojtjen e interesave të të gjitha shtresave shoqërore, të pasura e të varfra, të kërcënuara tashmë prej pushtuesve osmanë në çështjet jetike.(shqiperia)”

“Gjergj Kastrioti s’është trimi i idealizuar mbi fantazi”( Elena Gjika)

 

 

Fahri Xharra

15.10.12

2 Responses

  1. Fahri! si gjithmon mire po shkruan.

  2. gold account thotë:

    Një nga tabutë e pakta të sòdit, pabarazia natyrore mes racave, u prek, u përfol, u hodh në diskutim. Nuk është puna nëse vërtetë zezakët nga natyra (kupto genoma) e tyre janë më pak inteligjentë se racat e tjera, sikurse pëshpëritet. Halli është, si me çdo tabu, thjesht te diskutimi, përfolja, shtruarja e pyetjes. Madje edhe më thellë, halli është te mbirja e mendimit si një bimë helmuese diku në një brazdë tekanjoze të trurit. Është urtësi e vjetër kjo. Sigurim teknik në pellazgjishte neolitike. Sigurim shëndetsor me llogari fleksibël. Tregojnë, për shembull, se Ali Pasha urdhëroi ti prisnin kokën berberit të tij vetëm se ky gjatë punës, me brisk në dorë, kish qeshur me vete. Pse qesh, e kishte pyetur pashai. Atë që s’e bën dot sulltani me taborë, qenkësh shpjeguar berber-ziu, mund ta bëj unë kurrkushi me një lëvizje të dorës, pashai im. Si mbaruan, Aliu urdhëroi ekzekutimin. Por ai s’ka bërë gjë, Lartësia Juaj. E di, por pati mendimin, tha Aliu. Nuk i thoshin kot Napoleoni i Ballkanit tjetrit. Për një plesht digjte jorganë. Edhe në mos pastë patur berber fare ai (me atë mjekrën më të gjatë se çibuku teleskopik) do e gjejmë ne një… në mos paçi berber gjeni, ja rrëmbeni atij qeni… sa për fabul, sa për moral …. që të na thotë se si mendimi krijon gjasën. E cila, sado e vogël, nuk është zero. A nuk mjafton një virus i vetëm, një cofëtirë e padallueshme atje përjashta, që të shpërthejë një pandemi? Se këto pothuaj zerot, të neglizhueshmet, që humbasin në zmusimet e mendimit, në rrumbullakimet e ideve, janë më të rrezikshmet. Ka një univers të tërë mes tyre dhe zerove prej tamami, të asgjëshme, absolute, monarkeve të vërteta të ngjarjes së pamundur, sterilitetit total. Floriri i bankës amerikane ka pastërti 99.999%. Po të kërkohet safi floriri, SHBA do ish komb i falimentuar. E keni menduar çfarë është ai 0.001 përqindshi? Tharmi që prish çdo puritanizëm. Për të na kujtuar se edhe në vlerat më të mëdha ndodhet një zhvlerë. Në të vërtetat absolute një dyshim relativ.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch