Home » Lajme » Skuadrat shqiptare fitojnë në rrethin e pare të Europa League

Skuadrat shqiptare fitojnë në rrethin e pare të Europa League

Të gjitha klubet shqiptare kanë tejkaluar me sukses ndeshjet e para në rrethin e parë kualifikues për Europa League. Është fjala për dy ekipe nga Shqipëria, Flamurtari e Vllaznia, dhe një tjetër nga Maqedonia, Renova.

 

Vllaznia shënoi fitore fitore minimale në udhëtim te Birkirkara me rezultat 1-0 me golin e shënuar nga Sykaj në minutën e dytë, që ishte dhe goli i vetëm i ndeshjes.Renova e Tetovës në shtëpi shënoi fitore prej 2-1, që sadopak i jep një avantazh të vogël skuadrës shqiptare para ndeshjes kthyese në udhëtim. Janchevski kaloi në epërsi nga penaltia shqiptarët (14’), para se Nixon ta barazonte rezultatin (45’). Bajrami tre minuta pa përfunduar sfida (87’) realizoi për fitoren e madhe të tetovarëve.Dhe befasia më e madhe e xhiros së parë të rrethit të parë kualifikues për Europa League ishte Flamurtari, që shënoi fitore të jashtëzakonshme në transfertë te Buduçnosti. Shehaj kaloi në epërsi klubin shqiptar (23’) para se Boskovic të barazonte shifrat (53’). Një autogol i Radulovic (62’) dhe një gol nga penaltia i Sakajt (64’) ia garantuan një ndeshje kthyese të qetë në shtëpi Flamurtarit, me këtë fitore prej 3-1.Kështu, në ndeshjet kthyese edhe Renova, edhe Vllaznia por edhe Flamurtari kanë gjasa të mëdha kualifikimi në rrethin e dytë, ku do t’i presin kundërshtarë më të vështirë. Sidoqoftë, ka gjasa të mëdha të shohim një klub shqiptar në edicionin e sivjetmë të Europa League.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch