Home » Lajme » Skulptori preshevarë, Hevzi Nuhiu ka hapur ekspozitën e tij të skulpturave nga guri dhe druri në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare në Prishtinë

Skulptori preshevarë, Hevzi Nuhiu ka hapur ekspozitën e tij të skulpturave nga guri dhe druri në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare në Prishtinë

Një prej vlerësimeve më të mira për skulpturat e Hevzi Nuhiut e ka dhënë poeti i njohur shqiptar Visar Zhiti. “Ai bën një art të pakohë dhe të pamoshë, që i ngjan punëve të njeriut të parë nëpër shpella dhe atij më modernit. I bashkon këto dy vizione dhe jep atë që do të bënte natyra”, kështu ka shkruar poeti Zhiti për skulptorin shqiptar nga Presheva Hevzi Nuhiu, i cili, të premten mbrëma, e hapi ekspozitën me skulptura ‘Udhëtimi në Ballkan’ në hollin e Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës. Sali Bashota, drejtor i Bibliotekës Kombëtare Universitare të Kosovës, tha se është kënaqësi e veçantë që sot e kemi skulptorin Hevzi Nuhiu këtu në mesin tonë, i cili është një emër i njohur i artit shqiptar në përgjithësi. Ndërkaq, Michael Giffoni, ambasador i Italisë në Prishtinë, tha se i vjen keq që nuk mund të fliste në gjuhën tonë të përbashkët sepse, sipas tij, është e vështirë të flitet për artin dhe të shprehen koncepte artistike në një gjuhë tjetër. “Mjeshtri Nuhiu artin e tij e ka perfeksionuar në Itali gjë që më ka bërë të ndihem edhe më krenar sepse e njoh shumë mirë ambientin kulturor të arbëreshëve të Italisë, në të cilin është krijuar edhe artisti ynë Nuhiu”, tha ambasadori italian. “Në skulpturat e tij gjithçka është e bazuar në një kundërpozicion në mes të asaj që është bosh dhe asaj që është plot”, tha ambasadori Giffoni. Për skulpturat e Nuhiut foli edhe Don Lush Gjergji, i cili theksoi se këtë ide për ekspozitë me Hevziun e ka pasur qysh para tri-katër vitesh kur ai për herë të parë e ka ndarë një përvojë të bukur artistike, gdhendjen e Nënës Terezë në gurin që është në hyrje të Preshevës. “Aty Hevziu nuk e pa vetëm një shkëmb apo një kodrinë por e pa edhe fytyrën e nënës universale që është Nëna Terezë. Vet ideja dukej gjeniale. Sipas tij, Hevziu është një njeri që nuk shikon vetëm sipërfaqen e asaj çka ka toka dhe mbitoka. Por shtoi se gjërave të bukura iu jep një bukuri shtesë sepse botën e tij që e ka në brendi e projekton dhe e derdh në lëndën e parë që është druri, guri dhe metalet e ndryshme. Është një ekologjist i mrekullueshëm sepse atij i duket se është dhunë të marrësh diçka nga nëna tokë e ta fusësh në një studio ose në ndonjë vend të vetmuar. Prandaj veprat e tij artistike janë një muze, janë një ekspozitë e vazhdueshme në natyrë sepse ato komunikojnë vazhdimisht me njerëzit që kalojnë andejpari”, tha Don Lush Gjergji.
Me një fjalë rasti, të pranishmit i përshëndeti edhe kryetari i Komunës së Preshevës Ragmi Mustafa. Në fund, të pranishmit i përshëndeti edhe autori i ekspozitës, skulptori Hevzi Nuhiu, i cili që tridhjetë vite jeton në Shën Mitër Koronë pranë arbëreshëve të Italisë. “Unë mendoj se natyrën tonë, tokën tonë, planetin tonë çdo ditë po e helmojmë me qindra mijëra tonelata helm, i kemi futur kancerin tokës dhe ajo po na paguan me të njëjtën monedhë”, tha skulptori Nuhiu. Ai shtoi se skulptura e tij është e vështirë për t’u kuptuar nga masa sepse, siç u shpreh ai, ka pasur fatin të jetë 15 vjet mik i ngushtë i mjeshtrit Ibrahim Kodra. Duke cituar një thënie të Aristotelit, të cilën ia kishte thënë piktori i njohur shqiptar Ibrahim Kodra, Nuhiu tha: “Aristoteli thoshte se natyra është përfekte. Ne nuk mund ta kopjojmë dhe ta imitojmë. Duhet ta interpretojmë”. Duke e falënderuar drejtorin e bibliotekës për mundësinë e hapjes së ekspozitës, Nuhiu ia dhuroi atij një skulpturë të tij në formë libri të hapur, në të cilën ishte gdhendur emri i Gjon Buzukut. Hapjen e kësaj ekspozite e kanë përshëndetur edhe deputeti I Partisë Demokratike të Kosovës me prejardhje nga malësia jonë, Nijazi Idrizi. Ekspozita do të qëndrojë e hapur për dhjet ditë në hollin e Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare në Prishtinë. Në shkollën fillore “9 Maji” në fshatin Leran, sot është mbajtur orë letrare, e organizuar nga klubi letrar “Feniks”. Kjo orë letrare, edhe zyrtarishtë hap turin e klubit letrar në organizimin e orëve letrare në të gjitha shkollat e Luginës së Preshevës, të titulluar “Karvani poetik i Luginës”. Kryetari i këtij klubi që tubon të gjithë krijuesit e Luginës së Preshevës, u shpreh mjaftë i kënaqur me praninë e nxënësve dhe interesin e tyre në këtë tubim. Ndërsa, edhe nxënësit e shkollës fillore “9 Maji”, para krijuesve letrar recituan disa poezi, të poetëve të ndryshëm. “Karvani poetik i Luginës”, I filluar sot në shkollën fillore “9Maji” në Leran, do të vazhdoj në të gjitha shkollat e Luginës së Preshevës, kurse do të përfundojë në mesin e muajit maj.

RTV Presheva

It’s important to show that you’re qualified for the position that you want, but in today’s world, it’s also go to forum important to showcase other skills, such as the ability to implement technology tools to improve student learning

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch