Home » Lajme, Vendore » “Sofra drenicase”, edhe sivjet për diasporën në Skenderaj

“Sofra drenicase”, edhe sivjet për diasporën në Skenderaj

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, përmes rrjetit social Facebook ka thënë se pritja për bashkatdhetarët është obligim moral dhe shtetëror.

Mbrëmë në qytetin e Skenderajt për nder të mërgatës shqiptare është organizuar festivalin tradicional “Sofra drenicase”.

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, përmes rrjetit social Facebook ka thënë se pritja për bashkatdhetarët është obligim moral dhe shtetëror.

“Në këto ditë të verës, kur bashkatdhetarët tanë ndodhen në vendlindje për pushime, ne si institucione e kemi për obligim shtetëror e moral t’i presim siç është më së miri. Prandaj, për ta edhe sivjet e kemi organizuar manifestimin tashmë tradicional “Sofra drenicase”.

Ai ka thënë se në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj e kanë shtruar një sofër të mbushur me ushqime tradicionale të trevës së Drenicës. “

Të pranishmit e shumtë janë kënaqur me interpretimin e shumë këngëve të muzikës tradicionale rapsodike, që kanë përgatitur anëtarët e ansamblit “Drenica”, të veshur me veshje kombëtare”,  ka thënë ai.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch