Home » Lajme » Sonja Biserko: Serbia është në rrugë të njohjes së Kosovës pas marrëveshjes me Prishtinën

Sonja Biserko: Serbia është në rrugë të njohjes së Kosovës pas marrëveshjes me Prishtinën

Serbia ende nuk e ka pranuar Kosovën, por është në këtë rrugë pas marrëveshjes me Prishtinën, ka thënë për media serbe, Sonja Biserko, kryetare e Këshillit të Helsinkut për të drejta të njeriut. Ajo ka shtuar se pas marrëveshjes me Prishtinën arrijnë paralajmërime të numërta të pranimit të Kosovës. Biserko ka shtuar se marrëveshja çon në një fazë të re të marrëdhënieve rajonale dhe se Serbia ka marrë vendimin e parë për pjesëmarrjen strategjike në këtë hapësirë. Ajo ka thënë se Serbia është larguar nga Kosova që nga vitit 1999, ende nuk e ka njohur Kosovën, por që shteti serb nuk është më në Kosovë. Sipas saj, marrëveshja e fundit, rrit gjasat e Serbisë për marrje të statusit të kandidatit. “Mendoj se është datë e rëndësishme për Serbinë. Politika ‘BE-në dhe Kosovën’ nuk ka sjell rezultate. Kjo marrëveshje ka sjell”, ka thënë Biserko duke shtuar se ky është fundi i një politike sorollatëse. “Largimi nga ajo politikë do të bëhet në faza. Serbia ende nuk e ka pranuar Kosovën por kjo është çështje e cila do të shtrohet në marrëdhëniet e ardhshme me BE-në”, ka thënë Sonja Biserko, e cila ka shtuar se marrëveshja për përfaqësimin rajonal të Kosovës është “hyrje në pranim të mëtutjeshëm të Kosovës dhe hyrje në integrimet evropiane të Serbisë.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch