Portieri i Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha në prag të sfidës kundër Serbisë, mendon se kuqezinjtë të bashkuar mund të mposhtin Serbinë.
Shqipëria dhe Serbia do të konfrontohen sonte në “Elbasan Arena”, në kuadër të eliminatorëve për Evropianin 2016, transmeton KosovaPress.
Për ekipin shqiptar kjo sfidë është vendimtare në garën për të siguruar kualifikimin për në Evropianin 2016. “Gardiani” i Kombëtares sonë beson se të bashkuar mund të arrihet qëllimi.
“Të gjithë të bashkuar për një qëllim!”, ka shkruar Berisha, i cili është anëtar i Lazios së Italisë