Home » Lajme, Vendore » Sonte nga 21:00- Mbrëmje festive në qendër të qytetit të Preshevës

Sonte nga 21:00- Mbrëmje festive në qendër të qytetit të Preshevës

Me rastin e festës së Vitit të ri,sonte në qendër të qytetit është organizuar  mbrëmje festive. Nga ora 21 qytetarët do të kenë rastin të argëtohen duke dëgjuar muzikë live nga këngëtarët preshevarë.

Sonte me rastin e ndërrimit të motmoteve  një grup i të rinjve ka organizuar mbrëmje festive në qendër   të qytetit. Me fillim prej ora nëntë qytetarët do të mund të argëtohen  duke dëgjuar muzikë live nga këngëtarë të njohur. Sipas organizatorëve mjetet e grumbulluara nga kjo mbrëmje festive  do të dedikohen në shkollën fillore Prof.Ibrahim Kelmendi. Organizatorët ftojnë qytetarët  që  të festojnë së bashku, të jenë të kujdesshëm në hedhjen e fishekzjarrëve në mënyrë  që kjo mbrëmje të kalojë pa incidente./RTP/

.

One Response

  1. luginaa thotë:

    Luginaa

    Hajt medet per ne shqiptaret cka po ndi e cka po bon vaki, thon vakia e zotit, po more vellezer, po vet po i bojme senet dhe punet shume te ronda.
    Koka cue rinia e Presheves e pe thirr miletin tone Presheve e Bujanoc me ardhe naten e vitit te ri me bo muzike, me bo aheng, po edhe me dhone noj pare, me i nihmue shkolles me te madhe te Presheves me moton:KONTRIBO PER SHKOLLEN. Niherit e mora per sehire, thash pune te rinjsh, po ma vone masi me kallxuen atje ne Presheve do mesuesa te kesaj shkolle se shkolla i paska punet pisk, ne blokade deme, nuk paska pare per funksionim.I ndova pietje mesuesave a ka krietar, a ka komune, thane po, po krietari, po pse komuina nuk jep pare, thane ni zonit, drejtoresha koka e partise tjeter, krietari parti tjeter, demek spo raziten ne mes veti. Po cka kane faj te shkretit femi, pa pare pa nxemje, pa shkumsa, pa dritare, ne kete kohe kur ndetohen xhamia sa te duash, kur po thone mesuesat ki krietari bon gajrete te medha me te hongerme, demek ahengje e nuk po jipka pare per shkollen. Haj medet, medet per neve shiptart ku i kemi prues punet, per ni pleshte, dojm me djege jorganin, demek pe kuptoni. Po i thashe hiqni te dyte edhe krietarin edhe drejtori, e shkolla le te pinoje, demek le te kete nxemje, shkumsa, dritare, mos te bije plafoni. Kuku cka po na gjen vakia, ni dite thane ka ra plafoni i shkolles, krietari e komuna hic gajle per to. medet, mu kon per xhami, per aheng menihere krietari kish bo ramet. Mosni o milet, shkolla osht shkolle nuk o as loje as bastore, Po thote populli kshirna ku jemi me shkolle ati edhe vendin e kemi. Po thom shkolle, shkolle, shkolle, dije, dije, dije e tjerat vijne tona.
    Me shnet luginaa

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch