Home » Lajme, Vendore » Sonte ora 20:00 finalja e spektaklit Talenti i Luginës

Sonte ora 20:00 finalja e spektaklit Talenti i Luginës

Numri i madh i publikut ka bërë që të shtyhet mbrëmja finale e Spektaklit Talenti i Luginës. Sipas organizatorëve  Talenti i Luginës do të mbahet sonte në sallën e Shtëpisë së Kulturës në ora 20.

 Mbrëmja  finale e shumë pritur e Spektaklit Talenti i Luginës 2013 është shtyre për ditën e mërkurë. Arsyeja për mos mbajtjen e kësaj mbrëmje ka qenë numri i madh i publikut i cili mbrëmë  ka qenë i pranishëm në amfiteatrin e Radio Televizionit Presheva.

Sipas kryeredaktorit të radio Televizionit Presheva, Hasan Hasnit vendimi për shtyrjen e mbrëmjes finale është marrë nga organizatorët dhe juria e këtij spektakli.Gani Veseli anëtar i jurisë tha për Radio Televizionin Presheva se shtyrja e këtij spektakli për dy ditë më vonë nuk do të ndikojë keq tek konkurrentët, por ata do të kenë kohë dhe më shumë të përgatiten.

E ata që u ndjenë më të dëshpëruar ishin fëmijët, njëra nga konkurrentet Ledejna Hajdari u ndje mjaft keq kur kuptoi se nuk do të mbahet mbrëmja finale.Ledejna pret më shumë përkrahje nga publiku,pasi salla në të cilën ajo do të performojë do të ketë më shumë publik.Mbrëmja finale e Spektaklit Talenti i Luginës do të mbahet ditën e mërkurë  ora 20 në sallën e Shtëpisë së Kulturës Abdulla Krashnica në Preshevë.

Rtv Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch