Home » Lajme, Sport » Sonte përballja Kosova-Islanda, luajnë për fitore

Sonte përballja Kosova-Islanda, luajnë për fitore

Kosova dhe Islanda do të luajnë për fitore në ndeshjen që zhvillohet sonte në “Loro Boriçi” të Shkodrës nga ora 20:45

Dy ekipet kanë shfaqur optimizëm para ndeshjes, derisa dy trajnerët kanë thënë se do të hynë për fitore.

Albert Bunjaki është shprehur se Islanda është favorite, por pret shumë nga ekipi i Kosovës. “Kam pasur rastin të takoj trajnerin e Islandës, dhe janë mjaft modest dhe profesionist. Islanda jo vetëm që është befasi, por edhe shembull për kombëtaret e vogla. Normalisht me paraqitjen në Evropian ata janë superiorë. Normalisht që mund të befasojmë, pasi Kosova është në ngritje, dhe shpresojmë të jetë ashtu”, ka thënë Bunjaki.

Ai ka shtuar se konkurrenca në ekip është shtuar dukshëm, sidomos me ardhjen e Besart Berishës, Donis Avdijajt dhe Atdhe Nuhiun.

Trajneri i Islandës, Heimir Hallgrimsson, ka thënë se kanë studiuar ndeshjet e Kosovës. “Natyrisht që nuk do të çuditem nëse Islanda nuk merr tre pikët. Kjo ndeshje është 50 me 50, por sigurisht që do të më zhgënjente nëse nuk fitojmë. Personalisht kam parë disa gola të Berishës, që i ka shënuar në Australi. Ne i dimë aftësitë e tij, edhe pse nuk di shumë për të, por stafi im e ka vëzhguar mirë. E njohim profilin e tij”, është shprehur trajneri i Islandës.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch