Home » Lajme, Sport » SONTE SHQIPËRI-RUMANI, KUQEZINJTË NË KËRKIM TË FITORËS

SONTE SHQIPËRI-RUMANI, KUQEZINJTË NË KËRKIM TË FITORËS

Kombtarja shq 2016Kombëtarja shqiptare sonte luan sfidën vendimtare në Kampionatin Evropian “Francë 2016”.

Kuqezinjtë do të përballen me Rumaninë në Lyon, në kuadër të rrethit të tretë të Grupit A.

Skuadra e Gianni de Biasit e motivuar si asnjë herë më parë, kërkon fitore në duel me rumunët, në mënyrë që të shpreson për kualifikim në rundin tjetër të EURO 2016.

Stadiumi i bukur në Lyon pritet të jetë i veshur kuqezi, sepse edhe në këtë ndeshje, tifozët shqiptarë do të jenë në përkrahje të idhujve të tyre.

Shqipëria ballafaqimit me Rumaninë i hyn pas dy disfatave, kundër Zvicrës dhe Francës, edhe pse përball “Gjelave”, ekipi shqiptar bëri një paraqitje mjaft të mirë, por që u ndëshkua në finish të ndeshjes.

Pavarësisht dy humbjeve, atmosfera në kampin kuqezi është mjaft e mirë, dhe nga lojtarët që do të jenë në terren pritet angazhim maksimal në mënyrë që Kombëtarja jonë të shijon fitoren e parë në Francë.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch