Home » Lajme » Sot ka përfunduar rinumërimi i 1407 vendvotimeve

Sot ka përfunduar rinumërimi i 1407 vendvotimeve

Zëdhënësi KQZ Valmir Elezi ka thënë se para certifikimit të zgjedhjeve do të marrin konfirmim nga PZAP dhe Gjykata Supreme.

“Tash ka përfunduar rinumërimi i 1407 vendvotimeve. Falënderojmë të gjithë zyrtarët e numërimit që me përkushtim kanë punuar në përmbylljen e këtij procesi. Sot është dita e 12 e rinumërimit që nga vendimi i PZAP-it. Para se KQZ të bëjë certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve, merr konfirmimin nga PZAP dhe Gjykata Supreme që nuk ka ndonjë çështje që është në shqyrtim. Rezultatet pas këtij procesi do të publikohen në web-faqen e KQZ-së”, ka thënë ai. Procesi i rinumërimit ka filluar pasditen e 13 nëntorit.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch