Home » Lajme, Vendore » Sot, Lamtumira e fundit për Sul Muzli LUSHAJ – nacionalist e mbretëror i njohur, antar i Akademisë Monarkiste Shqiptare, ish i Përndjekur Politik

Sot, Lamtumira e fundit për Sul Muzli LUSHAJ – nacionalist e mbretëror i njohur, antar i Akademisë Monarkiste Shqiptare, ish i Përndjekur Politik

Sot, më 2 qershor 2018, ora 15,00, nga Bar-Restorant “Piazza” (mbas Muzeut Historik Kombëtar) do të bëhet përcjellja për në Varrezat e Sharrës në Tiranë.

Sot do t’i jepet Lamtumira e fundit Sul LUSHAJT, antar i Akademisë Monarkiste Shqiptare (AMA), nacionalist, mbretëror, legalist, ish të përndjekurit politik, veprimtar politik e shoqëror shqiptaro-australian.

Nacionalisti e mbretërori, Sul Lushaj, u lind në Gegajt të Shipshanit të Tropojës, më 15 qershor 1926, emigrant politik në Kosovë-Itali-Australi prej vitit 1953; mik i afërt i Familjes Mbretërore Shqiptare; antar i Akademisë Monarkiste Shqiptare (prej vitit 2005); kryetar i degës së Partisë “Lëvizja e Legalitetit”(PLL) në Australi (1984-2010); antar i KQ të OKLL (1984-1993) dhe antar i Këshillit të Përgjithshëm të PLL (1993-2009); bashkëpunëtor në Australi i gazetës “Atdheu”- Nju York e Tiranë, i gazetës “Dardania” në Tiranë; i nderuem me Çmimin “Konstandini i Madh”(Akademia Monarkiste Shqiptare–AMA-Tiranë, 2005), personazh nacionalist e politik në disa media elektronike e të shkruara dhe në libra shqip në Nju York, Tiranë, Australi, Prishtinë, Shkup, Zvicër, Kanada.

Për jetën e veprimtarinë e shqiptaro-australianit Sul Lushaj, në Atdhe e mërgime, është botuar libri monografik “Hyjnorja Australi” (Akademia Monarkiste Shqiptare, AMA, Tiranë, 2012).

Në dhjetor 2016, në Oborrin Mbretëror Shqiptar në Tiranë, me një ceremoni protokollare mbretnore, Princi Leka II i Shqiptarëve, e dekoroi mbretnorin e legalistin Sul Lushaj me medaljen “Royal Wedding”, të shoqëruar dhe me një “Letër Mirënjohjeje”.

Nacionalisti e veprimtari politik e shoqëror Sul Muzli Lushaj ka qënë i perndjekur politik nga rregjimi komunist, i internuar në burgje e kampe në Tropojë, Tepelenë, Vlorë, Kamëz…, ndaj foto e tij prej vitesh hyri ne stenden e Muzeut te te Perndjekurve Politike të Shqipërisë në Tiranë, përkrah dhjetra personaliteteve të disidencës e sakrificave shqiptare: si: Preng Cali, Jup Kazazi, Mark Gjonmarkagjoni,Tahir Kolgjini, Pal Bib Mirakaj, Hysen Biberaj, Pashk Ademi, Safet Butka, Qazim Koculi, Gjergj Kokoshi, Mustafa Kruja, Hasan Dosti, Mit’hat Frashëri, Xhevat Korca, Mirash Ivanaj, Ernest Coba, Pjetër Arbnori, Dervish Bejko, Kujtim Beqiri, Avdyl Sharra, Avzi Nela, Musine Kokalari, Sabihat Kasimati, Tefta Tasi, Marije Shllaku, Marije Tuçi e të tjerë.

Akademia Monarkiste Shqiptare (AMA)

Tiranë

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch