Home » Lajme » Sot, për nderë të 100 vjetorit të Shtetit Shqiptar, Kryetari i Komunës së Preshevës Z-Ragmi Mustafa po merr pjesë në panairin “Javët e biznesit kombëtar”

Sot, për nderë të 100 vjetorit të Shtetit Shqiptar, Kryetari i Komunës së Preshevës Z-Ragmi Mustafa po merr pjesë në panairin “Javët e biznesit kombëtar”

Informatë

Sot më 14 mars 2012,në vazhdën e aktiviteteve për nderë të 100 vjetorit  të Shtetit Shqiptar, në Tiranë po mbahet panairi “Javët e biznesit kombëtar”.

Të pranishëm në këtë aktivitet të cilët morën fjalën përshëndetëse janë: Kryeministri i shtetit Shqiptar Z-Sali Berisha, Z.Enver Ferizaj- President i KASH, Z-Lulzim Basha- Prefekt i Tiranës, Kryetari i Komunës së Preshevës Z-Ragmi Mustafa, Kryetari i Komunës së Ulqinit Z-Nazif Cungu, Kryetari i Komunës Çair Shkup, Z-Izet Mexhiti, Ministri i MBUK  Z-Genc Ruli e shumë intelektualë të shquar nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia dhe Lugina e Preshevës,si dhe biznesmenë nga të gjitha trojet e banuara me shqiptarë.

Me këtë rast, më i privilegjuari ishte Kryetari i Komunës së Preshëvës dhe njëkohësisht Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Zotëri Ragmi Mustafa të cilit i jipet e drejta që vetëm ky ta bëj prerjen e tortës për të gjithë të pranishmit nga të gjitha trevat shqiptare.

Vlen të theksohet se “Javët e biznesit kombëtarë” mbahen prej 17 shkurtit (ditës së Pavarësisë së Kosovës) deri më 28 nëntor (ditës së Flamurit).

Njofton Kabineti i Kryetarit të Komunës së Preshevës

Tiranë, 14 mars 2012

3 Responses

  1. une thotë:

    kushedi sa ka orgirat kryetari permes atyne te zhunices per me ja dhon torten me pre…hehehe sado kudo tash ju ka shtu nje foto te cilen mund ta perdor per zgjedhje…

  2. Cani thotë:

    Kjo është nder për Luginën kushdo që të jetë e jo të themi “për inatë të resë më vdektë djali”, kështu po duket nga komenti i parë i këtij lajmi.

  3. une thotë:

    nder per luginen eshte abetarja qe naj mundesoi shqiperija permes KNSH-se,do na bejne nder sigurse te investojne me shum ne luginen ton e jo me prerje tortash, se ketu askush nuk perfiton pervecse firmat shka e kan dergu BEDEL kryetarin…

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch