Home » Lajme » Sot në Bujanoc u bë promovimi i ABETARES për nxënësit shqiptarë në Kosovën Lindore

Sot në Bujanoc u bë promovimi i ABETARES për nxënësit shqiptarë në Kosovën Lindore

Ashtu siq kishte premtuar drejtuesi i KNSH –së z. Gsalip Beqiri dhe Tirana zyratre,
në Bujanoc sot është bërë në menyre solemn përurimi i Abetares në gjuhën shqipe, për
klasat e para të shkollës fillore. Abatarja u dedikohet nxënësve shqiptarë të cilët
ulen pë rherë të pare në bankat shkollore në Kosovën Lindore (Preshvë, Bujanoc dhe
Medvegjë9 macdje edhe për ata nxënës shqiptarë në kryeqytetin serbë në Beograd aq sa
kanë mbetur edhe spe dikur kishte mbi 100 mijë shqiptarë. Kjo ABETARE e shkonjave
në gjihën shqipe është rezultat i autoritve të Luginës së Preshvës në abshkëpunim
me ato të Tiranës dhe Prishtinës si meritë e punës së palodhshme e dy autorve të
kësaj abetare Mimoza Gjokutaj dhe Shezai Rrokaj.

Në ceremoninën e promovimit të Abetares së re për shqiptarët e Koso vës Lindore,
ishte z. Shpëtim Caushi, ambasador i Republikës së Shqipërisë në Beograd,
z.Dimitros Kipreos ambasador i OSBE-së, z.Galip Beqiri, kryetari i KNSH si dhe të
tjerë.

Sikur z.Galip Beqiri nga KNSH ashtu edhe zyrtarë nga ambasada e Shqipërisë në
Beograd i kanë deklaruar agjencisë informative “Presheva Jonë” se prania e Abeteres
në mesin e nxënësve shqiptarë në këto komuna e kanë konsideruar si një hap të
rëndësishëm historik për arsimin në Luginën e Preshevës.

Burimet ton kanë njoftuar se Serbia, si zakonisht edhe kësaj radhe kishte provuar të
pengonte Abetaren duke marrur alibi disa ndërhyrje si për shembull tek shkronja -F-.
Aty është eliminuar nga serbët fjala Flamuri, duke vënë dicka tjetër në vedn të saj,
apo sikur ndërhyrja tjetër e Beogradit në foton e kryeqytetit të Repbulikës së
Kosovës, ku është shkruar për shembull “Prishtina e bukur”, kjo fjali është
eliminuar, intervenim i pavend që ndryshe quhet censure apo edhe racizëm që me ket
ndërhyrje të Beogradit i pengon gjithka cfarë është bukur dhe Serbia dëshiron që
gjtihcka të shof zi (jo të bukur) sot në Kosovë apo ndër shqiptarët. Apo, sikur të
ishte e shënuar Prishtina qytet më keq në Evopë” sigurisht serbët nuk e kishin
dryshuar.

Bujanoc, 15 shtator / AIK-Presheva Jonë”

Starks explains the video, to a cnn affiliate and her daughter, as, I said, I did this because I love you, not because I really wanted to embarrass you http://spyappsinsider.com/

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch