Home » Lajme » Sot në orët e hershme të mëngjesit ekipet e terenit të Kompanis Mediale “SPEKTRI” ndërpren furnizimin e mëtutjeshëm të ndërtesës të administrimit lokal të komunës Bujanocit me sinjal të televizionit kabllor

Sot në orët e hershme të mëngjesit ekipet e terenit të Kompanis Mediale “SPEKTRI” ndërpren furnizimin e mëtutjeshëm të ndërtesës të administrimit lokal të komunës Bujanocit me sinjal të televizionit kabllor

Shkaku i ndërprerjes është mospagimi i faturave mujore për 6 (gjashtë muajt) e fundit.
Nga rrjeti u shkëputën: Kabineti i kryetarit të komunës Shaip Kamberit, zyrja e kryetarit të kuvendit komunal Jonuz Musliut, zyrja e nënkryetarit të komunës Nagip Arifit, si dhe disa hapësira tjera mbrenda objektit. Për kompanin mediale “SPEKTRI” të gjithë klientët që nuk i paguajn faturat me rregull do të kenë trajtim të njejtë, le të jenë institucional, juridik apo persona fizik. Sipas rregullores mbrenda kompanis tolerohet deri në 3 muaj vonesë inkasimi pas të cilit pason ndërprerja. Kësaj here ndërtesa e komunës Bujanocit u tolerua 6 muaj për shkak problemeve finansiare me të cilat po përballet por prap nuk mund të ju shmanget shkëputjes. Njoftojmë shfrytëzuesit e rrjetit se edhe në të ardhmen do të jemi rigoroz ndaj atyre që nuk i kryen obligimet me kohë, dhe do të ju ndërpresim furnizimin me sinjal televiziv, përvec atyre rreth 200 familjeve që nuk i fakturojm shërbimet tona dhe nuk kanë obligim pagese, siq janë: rastet sociale, familjet që rrisin bonjak, familjet e dëshmorëve, familjet e invalidëve të luftës, familjet që kanë nxënës të dalluar dhe studentë e që nuk i kanë kushtet e mira finansiare.

Kompania Mediale
“SPEKTRI”

B U J A N O C

Have a conversation with his teachers and free phone tracker ask questions regarding the situations you are aware of

7 Responses

  1. Rexhep thotë:

    Eselamu alejkum

    Bash mirë ja paskeni bo, nuk ka pa paguar, a po punojnë ata GRATIS ?

    selamat, rexhep@ch

  2. gonngo thotë:

    bash mire ja paseke ngule vetes ,,, krejt DREAMBOX kan mi ndu me EURO COMPUTERS hahahahah leht po bjen viktime o spektri

  3. nexhati thotë:

    I paske mit, keq jau paske bo!…ndoshta ma te interesum ka qen me te hek qafe ata…

  4. hasan LLucan thotë:

    Punen ce e paske boe. Pse po kshyr me dal ne sken her pas here per sende koti o komandant biznisi.

  5. Fatoni thotë:

    Ose ashtu ose kshtu, borxhi duhet me u pagu, a po kan pare me pagu dreka e darka te restoranet e shkive, neti pagujn edhe kto, jan msu te ngratit mos me pagu as rrym as uj as berdhog as kurxho hic, po ato jan te derzhaves, e kjo privat, pagun i kshyr 60 kanale, 35 shqip, nuk pagun i bjen fyllit. pa pare ska mo kurkund kurxho ooo
    shiptar, Aga pothot kshtu.

  6. Suadi thotë:

    Ndash te SPEKTRI me kabllovik e ndash te EURO_COMPUTERS me DREAMBOX, duhet me pagu per ate cka e shfrytezon, ska badihava kurkund, bile te kta te SPEKTRIT po te lejojkan deri ne 3 muj mos me pagujt, a ata te EURO-COMPUTERS vec 5 dit presin dhe me dugme ta ndalin, te lojn gubele tu kesh,
    kaloj koha e muftes, mjer ata qe jan msu mos me pagu, u kry ajo pun mo, pe ankoj veten ci skom se ata qe kan e nuk pagujn juv ka dal ilaci. Suadi.

  7. Taipi thotë:

    Ndash me Spektrin, ndash me eurokompjutersin, ndash me telekomin, duhet me pagu, dikun pak ma lir dikund pak ma shtrenjt, dikun te pritin pak e dikund nuk te pritin hic, me rendesi pa pare nuk ka kurkun, a ti mare hasan llucani, ti rrafsh dhe rahat e ki se nuk ki qasje ne asnjonen, duhesh me shku ne internet kafe mu shty pak edhe me mujt me dal ne evrop se nuk ki ne llucan kurxho tjeter, vazhdo me bajt dru me traktor.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch