Home » Lajme, Vendore » Sot në Prekaz u përkujtua heroizmi i familjes Jashari

Sot në Prekaz u përkujtua heroizmi i familjes Jashari

Mustaf ne Prekaz-1Me rastin e 17 vjetorit të Epopesë së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në pritje nga deputet e Kuvendit  te Republikës së Kosovës nga zona e Drenices, Kryetari i Komunës së Preshevës z. Ragmi Mustafa së bashku me Kryetarin e Kuvendit Komunal të Preshevës z.Ramiz Latifi bënë homazhe pranë varrit te Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe u priten ne Kullën e Jasharajve nga përfaqësuesi i Familjes Jashari z. Murat Jashari.

Kryetari Mustafa theksoi se të gjithë qytetarët e Luginës së Preshevës shprehin admirimin e plotë për veprën e Komandantit Adem Jashari dhe familjes së tij, të cilët dhanë një shembull të rrallë të sakrificës për çlirimin e atdheut.

Mustaf ne Prekaz-2 Çdo rënie është e dhimbshme, por kjo rënie ka qenë ajo që e ka bashkuar popullin shqiptar dhe i ka ngritur në këmbë gjithë shqiptarët kudo që jetonin.

 

 

 

Mustaf ne Prekaz-3Mustaf ne Prekaz-4

 

 

 

 

 

 

Mustaf ne Prekaz-5

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress