Home » Lajme, Vendore » Sot në seancën e parë të Kuvendit Komunal u zgjedh kryetari i Komunës dhe i Kuvendit, si dhe anëtarët e Këshillit Komunal të Preshevës

Sot në seancën e parë të Kuvendit Komunal u zgjedh kryetari i Komunës dhe i Kuvendit, si dhe anëtarët e Këshillit Komunal të Preshevës

Kryetari i Alternativës për Ndryshim, Shqipërim Arifi u zgjodh kryetar i Komunës, për kryetarë të Kuvendit është zgjedhur  Sami Salihu i Lëvizjes për Reforma të PDSH-së, kurse zëvendës i tij është  zgjedhë Branko Trajkoviq nga lista serbe.

Në seancën e Konstituive të mbajtur sot në sallën e madhe të Kuvendit Komunal, u verifikuan mandatet e 38 këshilltarëve të dalë nga zgjedhjet e 24 dhjetorit 2017.

Pas përfundimit të séances konstituive, permes nënshkrimeve të 1/3 të këshilltarëve, u ftua séance e pare në të cilëm u zgjodh  Sami Salihu për kryetar tëi kuvendit komunal të Preshevës me 20 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Për zv.kryetar të Kuvendit Komunal zgjidhet .Branko Trajkoviqi ndërsa për sekretar Avni Aliti,

me 20 vota pro, asanjë votë kundër dhe asnjë abstenim.

Me 20 vota pro asnjë kundër dhe asnjë apstenim, zgjidhet kryetari i ardhshëm i Komunës së Preshevës Shqiprim Arifi  ndërsa për zv.kryetar të komunës zgjidhet Armend Aliu me 20 vota pro, asanjë votë kundër dhe asnjë abstenim

Anëtarët e Këshillit Komunal të Preshevës gjithashtu zgjidhen me 20 vota pro, asanjë votë kundër dhe asnjë abstenim, që janë:

Fitore Fejzullahu- Prof. e Artit

Kastriot Hajrullahu- Student

Ejup Limani- Prof. i Matematikës

Shkëndije Sahiti- Ekonomiste

Dëshira Kamberi- Edukatore

Orhan Ibrahimi- Shkenca Kompjuterike IT

Niazi Veliu- Mjek i Përgjithshëm

Getoar Behluli-Stomatolog

Riza Jusufi- Afarist

Ismet Kadriu- Teknik

Erxhan Ramadani- Biolog

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch